FITORJA

New York: Liri Berisha nderohet me çmimin “Road Map 2012”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

New York – Puna e presidentes së fondacionit “Femijët shqiptarë”, zonjës Liri Berisha, nderohet me çmimin vjetor Road Map 2012.

Modeli i Shqipërisë në drejtim të ndërgjegjësimit dhe trajtimit të fëmijëve me autizëm ka marrë vlerësime maksimale në takimin e pestë vjetor të organizatës “Autism Speaks” në New York, raporton BW.

Në mënyrë të veçantë është vlerësuar puna e zonjës Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, e cila në këto 4 vitet e fundit ka investuar duke ngritur kapacitetet për diagnostikim, trajtim dhe trajnime në fushën e Autizmit.

Fundamenti

Ndërkohë zonja Berisha është nderuar nga Federata e Shoqatave Ballkano-Amerikane me çmimin vjetor Road Map 2012 “Për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe kontributin për formëzimin e gruas në shoqëri”.

Në fjalën e saj znj. Berisha theksoi se të gjitha gratë shqiptare kanë qenë avokate aktive të paqes dhe se ato ndajnë gjakun dhe zemrën e Nënë Terezës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.