UBT

Nevzati: VV po rren dhe manipulon- Ja e vërteta..

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – VV po rren dhe manipulon kur thotë se një dru ka kushtuar 360.00 €. E vërteta është se një dru ka kushtuar 44.00 euro ka thënë në kundërpërgjigjen e tij Veton Nevzati nga zyra e kryetarit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarëve komunal rreth performancës së VV e cila shpërndau nëpër qytet njoftime rreth çmimit të drunjve dekorativ.

Kësaj radhe Veton Nevzati nga zyra e kryetarit ka ofruar të dhëna të sakta duke u bazuar në projektin e drunjve që i ka kaluar të gjithë filtrat institucional. Duke treguar të vërtetën rreth këtyre drunjve Nevzati tha se VV po rren dhe manipulon kur thotë se për këtë projekt janë shpenzuar 251.493.40 €.

Sipas Nevzatit e vërteta është kjo se kostoja për drunjtë kap vlerën e 28.864 eurove ndërsa me punët përcjellëse është 48.493 euro.

Fundamenti

Sipas tij me këtë projekt planifikohen të mbillen 3.693 drunj dekorativ ndërsa deri tani janë mbjellur 656 drunj. I gjithë projekti me të gjitha punët përcjellëse sipas kontratës kap vlerën e 251.493.40 euro,por ai nuk ka përfunduar ende, dhe po zhvillohet në 5 faza deri në vjeshtën e viti 2013.

Pra VV po rren dhe manipulon kur thotë se një dru ka kushtuar 360 euro. E vërteta është se një dru ka kushtuar 44 euro ka përsëritur Nevzati.

Sipas Nevzatit,me këtë projekt janë planifikuar të mbillen 3.693 drunj dekorativ. Deri tani janë mbjellur gjithsej 656 drunj ,shkruan në pankartat me informacionet e mjaftueshme që u janë shpërndarë qytetarëve të Gjilanit.

Madje për të treguar transparencën e Komunës Nevzati ka dhënë edhe numrat e telefonit të zyrës së prokurimit,zyrës së projekteve dhe zyrës së kryetarit ,duke përfshirë edhe imel adresën e Qemajl Mustafës./rajonipress/