FIDANISHTJA

Nevzati: Nuk merrem me konferencat vajtuese të LDK-së, i sqarohem vetëm publikut

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nuk e kemi në plan të merremi me konferencat e vajtimit të LDK-së, siç nuk jam marrë asnjëherë me vajtime, madje edhe kur kam qenë pjesë udhëheqëse e LDK-së. Po të isha në vend të anëtarëve të komisionit të LDK-së mua personalisht do t’më vinte turp të përmendja fjalën korrupsion, sepse ata vet e dinë shumë mirë nga sa euro ia kanë kërkuar kandidatëve për t`i punësuar në arsim apo çdo kund tjetër në komunë , derisa kjo dukuri asnjëherë të vetme nuk ka ndodhë në mandatin e PDK-së ka thënë në reagimin e tij Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan.

Bujar Nevzati nuk i ka “duruar” akuzat e paqëndrueshme të komisionit për arsim të LDK-së në Gjilan të cilët në një konferencë për medie e quajtën gjendjen në arsimin gjilanas si të mjerueshme dhe me shumë defekte.

Nevzati tha për rajonipress se nuk e ka në plan të merret me konferencat e vajtimit të LDK-së, siç nuk jam marrë asnjëherë me vajtime, madje edhe kur kam qenë pjesë udhëheqëse e LDK-së. “Po të isha në vend të anëtarëve të komisionit të LDK-së mua personalisht do t’më vinte turp të përmendja fjalën korrupsion, sepse ata vet e dinë shumë mirë nga sa euro ia kanë kërkuar kandidatëve për t`i punësuar në arsim apo çdo kund tjetër në komunë , derisa kjo dukuri asnjëherë të vetme nuk ka ndodhë në mandatin e PDK-së ” ka thënë në reagimin e tij Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan.

Nevzati tha se gjithmonë jam marrë me angazhime dhe veprime konkrete. “Megjithatë qytetarët e Gjilanit e dinë mirë, mjerimin e udhëheqjes së arsimit në kohën e LDK-së”. Nevzati thotë se ata të LDK-së i kanë para hunde anëtarët e devotshëm të partisë të cilët madje i kanë marrë para të majme për punësim dhe nuk ju vije turp të dilni para publikut dhe të akuzoni dikë tjetër për korrupsion.

Megjithatë Nevzati thotë se e ndien obligim të komunikojë me publikun gjilanas për të arriturat në arsimin e komunës. Nevzati tha se edhe në këtë vit DKA-ja ka bërë organizimin e garave në të gjitha lëmit mësimore dhe ato sportive, ku më pas nxënësit të cilët kanë arritur rezultate janë shpërblyer nga DKA.

Rezultatet e arritura dhe faktet pozitive në arsimin gjilanas sipas Nevzatit janë Kuizi “Europa” vendi i parë në republikën e Kosovës, Sh.f. “Thimi Mitko”, vendi i I-rë në Kolegjin “Memet Akif” në lëndën e Kimisë, vendi i I-rë në Kolegjin “Memet Akif” në lëndën gjuhës angleze, klasa IX-të, vendi i I-rë në Kolegjin “Memet Akif” në lëndën gjuhës angleze, klasa VIII-të, vendi i II-të në garat Kombëtare në Matematikë, vendi i II-të në Piano në festivalin e 17-të Mbarëkombëtar, garat në Basketboll vendi i I-rë në nivel Republikan, garat në Karate vendi i I-rë në Ulqin, DKA-ja nxënësen më të mirë të vitit e ka shpallur Dorentina Sylejmani, kampione e trefishtë.

Nevzati ka përmendur edhe të arriturat tjera në vitin 2012. “Në mbarim të vitit shkollor DKA-ja ka bërë shpërblimin e punëtorëve të dalluar të vitit shkollor 2011-2012, nga secila shkollë ka ndarë nga një shpërblim për punëtorët e zgjedhur. Në qershor të këtij viti në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës dhe drejtorët e shkollave të mesme është marr vendim që numri i nxënësve të regjistruar në klasën e X-të të mos e tejkaloj numrin 35 në paralele. Në qershor është organizuar dhe mbajtur testi i Maturës Shtetërore, shkollat e mesme kanë arritur këtë rezultat : prej 2210 të cilët janë nënshtruar testit kanë kaluar 1183 ose 53.53 %, ndërsa në afatin e gushtit rezultati në nivel komunal është 85.58 %.

UBT

Në korrik është mbajtur Testi i Arritshmërisë dhe Komuna e Gjilanit ka arritur këtë rezultat: në test kanë hyr 1839 nxënës ku kanë arritur një mesatare prej 65.22. Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë në këtë vit është bërë me sistemin online duke i respektuar kriteret e regjistrimin dhe ndarjes : sipas alfabetit, sipas gjinisë, numrit te barabartë në klasa, rajonizimit. Është bërë regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor. Gjatë vitit 2012 janë zgjedhur 16 drejtor, dhe një zv drejtor.

Sipas Nevzatit për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013, të gjitha objektet shkollore janë përgatitur teknikisht : gëlqerosje sipas nevojës janë shtruar dysheme,janë rregulluar nyje sanitare, dyer, dritare etj. Gjithashtu në fillim të vitit Shkollat janë kompletuar me staf edukativo-arsimor, numri i mësimdhënësve të pranuar në konkursin e gushtit është 104 punëtor arsimor,dhe nuk kemi pasur asnjë ankese nga konkurrentet.

Edhe në këtë vit shkollor është bërë shpërndarja e teksteve shkollore falas, prej
klasës I-V janë shpërndarë 100% tekstet e reja kurse nga klasa VI-IX 60% e teksteve të reja kurse pjesa tjetër është huazuar nga viti i kaluar. Vlen të theksohet se me fillimin e vitit te ri shkollor qytetit të Komunës së Gjilanit ju shtua një shkollë fillore e re, në lagjen e II , ku në inaugurimin e kësaj shkolle i pranishëm ishte edhe Ministri i Arsimit Ram Buja . Objekti i shkollës së mesme bujqësore “Arbëria” në Zabel është përfunduar dhe nxënësit e kësaj shkolle pritet të fillojnë mësimin në Gjysmëvjetorin e dytë.

Gjatë periudhës 2008-2012 nxënësve të komunës se Gjilanit iu janë shtuar 20.000 m2 hapësirë shkollore, që nga 4 e 3 ndërrime janë kthyer në dy ndërrime në shumicën e shkollave. Të gjitha Institucionet në këtë vit janë pajisur me lëndë djegëse : dru dhe naftë.

Gjatë vitit 2012 janë Organizuar trajnime të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe zyrtarëve të DKA-së. Në bashkëpunim më GIZ-in, dhe MASHT-in janë organizuar trajnimi i mësimdhënësve klasor për lëndën e Matematikës , mësimdhënësit lëndor në lëndët e shkencave të natyrës, është organizuar trajnimi i Drejtoreve dhe zyrtarë të arsimit dhe janë pajisur me certifikatën për Udhëheqje arsimore.

Nevzati e ka bombarduar komisionin e LDK-së duke ia përkujtuar se Drejtoria e Arsimit në Gjilan, nga Ministria e Arsimit veçohet si e para në nivel Republike në këto aktivitete : Me kompletimin e dosjeve të punëtorëve për Licencim, krijimi i kushteve për fëmijë me nevoja të veçanta, me decentralizimin e shkollave në buxhet, me bashkëpunim me donatorët e jashtëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.