Nevzati ngritë shqetësime serioze rreth menaxhimit jo të mirë të pandemisë

Gjilan – Bujar Nevzati ka folur për menaxhimin jo të mirë të pandemisë Covid-19 ku si pasojë e këtij keqmenaxhimi në komunën e Gjilanit kemi shumë qytetarë të infektuar dhe nga ta 119 kanë humbur jetën. Numri i vogël i ekipeve mjekësore për t`i trajtuar të prekurit me Covid-19 në shtëpi. Mungesa e barnave esenciale për të infektuarit me Covid-19.
Postimi i Bujar Nevzatit
Sot mbajtëm seancën e rregullt të Kuvendit Komunal në Gjilan ku kam ngrit këto shqetësime të qytetarëve:
– Menaxhimin jo të mirë të pandemisë Covid-19 ku si pasojë e këtij keqmenaxhimi në komunën e Gjilanit kemi shumë qytetarë të infektuar dhe nga ta 119 kanë humbur jetën.
– Numri i vogël i ekipeve mjekësore për t`i trajtuar të prekurit me Covid-19 në shtëpi.
– Mungesa e barnave esenciale për të infektuarit me Covid-19.
– Trajtimi dhe frika e disa mjekëve për t`i kontrolluar të prekurit me Covid-19
– Mos-rimbursimi i personave të prekur me Covid-19 nga ana e Komunës, ndërsa po shpenzohet buxheti edhe aty ku s1ka nevojë.
– Mungesa e oksigjenit në Spitalin Regjional të Gjilanit
– Mos-përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme
– Kërkova nga kryetari i komunës të gjej mundësinë dhe të ndihmohen personat e prekur me Covid-19 dhe familjet me gjendje të rëndë sociale
– Çfarë po ndodh me projektin e varrezave ku komuna jonë ka shumë problem në mungesë të lokacionit
– Projektin e ndërtesës së Bashkësisë Islame të cilin projekt ministria nuk e ka lejuar me ndërtue prapa muzeut të qytetit
– A janë pagu dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe shiu qytetarëve tanë
– Pastaj kërkova të di për 10 zjarrfikës që akoma nuk janë sistemi si punëtor të rregulltë të Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim?