Fundamenti

Nevzati: Më kërcënoj Isa Agushi i LDK-së

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan dhe sekretar i PDK-së ka thënë se është kërcënuar nga Isa Agushi këshilltar në Kuvendin Komunal nga radhët e LDK-së. Nevzati tha se rastin e ka paraqitur edhe në polici.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan dhe sekretar i degës së PDK-së është kërcënuar të mërkurën nga Isa Agushi i njohur si komandant “Dardani”.

Nevzati në një prononcim për mediet rajonale tha se ai është kërcënuar nga Isa Agushi derisa ishte në një rrojtore. “Isha ulur dhe për një moment ka hyrë Isa Agushi. Më tha pse nuk po ma uron fitoren o Bujar Nevzati. Ia urova fitoren dhe më pas e ka que pallton ku i shihej edhe revolja. Pastaj filloj të bërtas dhe të fyej e ofendojë me fjalët kërcënuese”Ju jeni hajna, Qemajl Mustafa është hajn, partia e Hashim Thaçit është parti e hajnave. Do ju fusim të gjithëve në burg”.

RCCOLA

Me këtë fjalor fyes ka vazhduar një kohë derisa i thash.”Të lutem nëse ke diçka lundër meje ose ke argumente shko në polici dhe mos fyej kështu në publik”.

Nevzati tha se kam shkuar në polici dhe unë pres që të merren masa ndaj tij kurse nga Lutfi Haziri kërkojë që të distancohet nga ky gjest i këshilltarit të tij. Gjithashtu kërkoj që edhe Isa Agushi të më kërkojë falje publike tha Nevzati.

Nevzati tha se nuk ndihet as i kërcënuar e as i rrezikuar dhe as nuk ka frikë nga askush sepse tërë jetën ka punuar me nder e përkushtim. “Jam i befasuar se si pas 14 vitesh po ndodhë kjo dukuri në Gjilan. Unë e pyes Isa Agushin se si e ndërtojë Hotelin dhe pse nuk ka leje ndërtimore aj objekt”./rajonipress/