Mobi Casa

Nevzati: Luta po punëson militant të LDK-së, po i largon ata të UÇK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bujar Nevzati edhe në seancën e së premtes ka qenë i ashpër ndaj Lutfi Hazirit duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi për listën e të punësuarve në qeverisjen komunale. Luta po punëson njerëz të LDK-së kurse po i largon pjesëtarët e UÇK-së dhe të burgosurit politik tha Nevzati. Riad Rashiti tha se ka bërë mbi 17 kërkesa dhe pyetje, por deri tani ka marrë vetëm një përgjigje. Vet Lutfi Haziri tha se gjithçka që po punohet po bëhet në harmoni me ligjin, por pa dhënë përgjigje për të punësuarit nga klani i LDK-së.

Seanca e së premtes është përshkruar me tensione dhe pyetje e kërkesa të shumta nga dy këshilltarët më aktiv të PDK-së, Bujar Nevzati e Riad Rashiti, raporton rajonipress.

Bujar Nevzati edhe në këtë seancë ka kërkuar llogari nga Lutfi Haziri për listën e të punësuarve në institucione. Nevzati tha se ende s`ka marr përgjigje për këto interesime derisa ka akuzuar Lutfi Hazirin se ka punësuar militant të LDK-së dhe po i largon ata të UÇK-së e të burgosurit politik.”Luta ndryshe flet e ndryshe vepron. Unë kam tre muaj që kam kërkuar llogari për këtë listë dhe ende skam marrë asnjë përgjigje. Më janë dërguar 6 emra të të punësuarve që të gjithë të LDK-së” tha Nevzati.

Nevzati gjithashtu tha se ka tre muaj që qendra e qytetit në Gjilan është pa ndriçim publik kurse kryetari po sillet shumë komod.

FIDANISHTJA

Edhe këshilltari tjetër Riad Rashiti ka bërë një sërë akuzash për mos transparencë nga ana e Valentina Bunjakut dhe Lutfi Haziri.”Ka tre muaj që kam bërë 17 kërkesa ose interesime dhe vetëm një përgjigje e kam marrë prej tyre. Komuna e Gjilanit po bënë shpenzime enorme duke filluar nga telefonia mobile kurse inkasimi nga tatimi në pronë ka shënuar rënie drastike. Zoti kryetar nëse nuk ndërmerrni masa të korrigjoni drejtoritë që po dështojnë atëherë deri në fund të vitit do të kemi 1 milion euro më pak të hyra nga tatimi në pronë” tha Rashiti.

Lutfi Haziri ndërkaq është sjellur komod ndaj presioneve për të dhënë përgjigje për Bujar Nevzatin dhe Riad Rashitin.”Ne jemi të interesuar që të vendosim rend e rregull ligjor. Jam i hapur ndaj çdo çështje që ju e ngritni si problem dhe të gjitha kërkesat e juaja do të kenë përgjigjen në aftin kohor”.

Haziri tha se i është dashur të paguaj rreth 1.8 milion euro shpenzime nga borxhet e trashëguara edhe pse tani jemi duke përgatitur dosjen e të gjitha borxheve që janë më të vjetra se tre vite dhe do i dërgojmë në Gjykatë. Nuk do të lejojmë të ndodhin devijime si në qeverisjen e kaluar. Kemi një vit të ashpër buxhetor përkundër reduktimit të shpenzimeve. Të gjitha vendimet e komunës janë publike dhe unë kam punuar dhe po punojë në harmoni me ligjin” tha shkurt Haziri pa dhënë përgjigje konkrete për listën e të punësuarve që sipas opozitës i takojnë LDK-së. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.