Fundamenti

Nevzati: Ky vit më i mbarë

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Mësimi të hënën ka filluar në 26 shkolla fillore 6 të mesme, në tre ente parashkollore dhe 3 çerdhe me 26 mijë nxënës tha Bujar Nevzati.

Shkollat e Gjilanit të hënën e kanë nisur me sukses vitin e ri shkollor. Nga të gjitha shkolla e inspektuara sipas Bujar Nevzatit drejtor i arsimit mësimi ka filluar pa ndonjë problem.”Vërehet një mobilizim dhe gatishmëri e madhe tek i gjithë personeli mësimor” tha Nevzati.

Sipas tij ky vit do të jetë më i mbarë sepse me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Nevzati edhe këtë herë ka kërkuar një përkushtim dhe përgjegjësi më të madhe tek të gjithë mësimdhënësit derisa nga nxënësit ka kërkuar pos dijes edhe disiplinë në shkolla.

Ndryshe Nevzati tha se është i kënaqur që këtë vit për herë të parë në Gjilan po zbatohet reforma e regjistrimit të nxënësve e cila është bërë sipas një programi të përgatitur nga drejtoria e arsimit.

RCCOLA

Këtij fillim viti shkollave të Komunës së Gjilanit do t’i shtohen edhe dy shkolla të reja ajo në lagjen II dhe shkolla e Bujqësisë tha Nevzati.

“Të gjitha shkollat janë përgatitur teknikisht dhe janë të gatshme për fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor,sepse shkollat gjithnjë e më shumë janë më të ruajtura nga prishjet apo shkatërrimet qoftë nga nxënësit apo edhe nga vet vjetërsia e tyre” tha kreu i arsimit.

Sipas tij tekstet shkollore kanë ardhur për të gjitha shkollat me kohë, gëlqerosja e shkollave dhe riparimet e tjera janë bërë me kohë, gjithashtu edhe dezinfektimi është kryer. Tenderi për lëndët djegëse (naftë dhe dru) është mbyllur dhe nga java e ardhshme do të shpërndahet edhe nëpër shkolla dhe vërtet janë bërë shumë përgatitje që ky vit të jetë më i mbarë sa i përket anës teknike./rajonipress/