United Hospital

Nevzati: Kryetar harrojeni kohën e spiunëve…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga PDK-ja ka replikuar gjatë seancës së Kuvendit Komunal sa i përket deklaratës së Lutfi Hazirit rreth spiunëve dhe spiunimit. Unë si këshilltar i Kuvendit Komunal, distancohem nga fjala e juaj, për arsye se koha e spiunëve ka kaluar në vitin 99 dhe për arsye se s`kanë dhe s`keni ku me spiunu më, dhe s`kisha dashtë me dëgjuar që një Kryetar Komune merret akoma me këso tema.

Nevzati ka thënë se arsyeja pse merresh me këso biseda është për ta larguar vëmendjen e këshilltarëve dhe qytetarëve nga problemet reale të tyre, se ju jeni mjeshtër i këtyre politikave.

“Në vend që të na njoftoni neve me projektet konkrete që është tu i realizuar Komuna dhe me cilësinë e dobët që janë duke e bërë punekryesit, me hapjen e vendeve të lira të punës, me problemet e rënda sociale të qytetarëve, me hallet dhe problemet shëndetësore, me problemet në arsimin Gjilanas e sidomos në ngritjen e cilësisë mësimore e ndërtimin e hapësirave shkollore, për arsye se akoma në qytetin tonë, nxënësit edhe pas 17 viteve pas lufte punojnë në tri ndërrime. Pastaj në ngritjen e disiplinës në të gjithë administratën komunale, në ndaljen e ndërtimeve pa leje e shumë problemeve tjera që e kanë kapluar Komunën tonë, e ju merreni me spiuna e me spiunazhe” ka shtuar Nevzati.

Eco Higjiena

Po ashtu sa i përket propozimit, për rikthimin e dy drejtorive, asaj të Inspeksionit dhe të Kulturës, rinis e sportit, unë si këshilltar komunal, mendoi se duhet me ju përkrahur. Për arsye se ju në mënyrë indirekte e pranuat, dështimin që ju ka ndodhur me shuarjen e këtyre Drejtorive ka thënë Nevzati.

“Sepse ne si opozitë, ju kemi tërheq vërejtje edhe atëherë kur ju patët vendos që t`i shuani edhe sot e pranuat vetë se keni dështuar. Edhe sot ne si PDK do t`ju mbështesim në rikthimin e rendit dhe ligjit në Komunë, për aq sa mundeni me e rikthye edhe pse s`ju ka mbetur kohë për të bë diç më, mirëpo ne nuk do të jemi pengesë dhe do t`ju mbështesim” ka thënë Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.