Hidromorava

Nevzati: Kryesueses së Kuvendit, MAPL i jep përsëri “shuplakë” për vendime të jashtëligjshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shqetësimi im i ngritur me 27.09.2018 në seancën e Kuvendit Komunal lidhur me miratimin e planeve rregulluese del të jetë ashtu siç e kam thënë unë sepse kryesuesja dhe këshilltarët e pozitës po vazhdojnë të votojnë pa e ditur se çfarë vendimi po marrin. Para disa dite MAPL e shpalli vendimin e tyre të jashtëligjshëm. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar shkeljen ligjore të bërë nga Kuvendi Komunal, lidhur me miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 2” i qytetit të Gjilanit ka thënë Bujar Nevzati.

Reagimi i plotë i Bujar Nevzatit

Miratimi i këtij plani është kundërshtuar me kohë nga ana ime, pasi gjatë seancës së Kuvendit Komunal jam deklaruar disa herë dhe kam kërkuar me ngulm që mos të votohet miratimi i planeve rregulluese “Qendra 2”, “Qendra 3” dhe “Lagjja e Spitalit” i cili është bërë në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr. 04/174. Kjo nuk është hera e parë që Kuvendi Komunal miraton vendime të kundërligjshme, kësi lloj vendimesh janë miratuar edhe në vitin 2017, ku Kuvendi Komunal ka miratuar dy planet rregulluese të hollësishme, Planin Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4” dhe Planin Rregullues të Hollësishëm “Fidanishte 2”. Të cilat vendime nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë vlerësuar si vendime të kundërligjshme.

Është e papranueshme që kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Kurteshi, i prinë shumë vendimeve të jashtëligjshme që miratohen nga anëtarët e KK, të cilët as që janë të interesuar të dine se për çka votojnë, shumica e këtyre anëtarëve janë shndërruar vetëm në një mekanizëm të votës dhe kjo përbërje për fat të keq është më e dobëta që nga pas lufta në KK.

Mobi Casa

Për krejt këto vendime joligjore të Kuvendit Komunal dhe të cilat po anulohen në vazhdimësi nga MAPL, po i vërtetojnë dyshimet tona se prapa këtyre vendimeve qëndrojnë interesa klanore të pushtetit komunal dhe të cilët po e dëmtojnë interesin e qytetarëve, duke e shkatërruar plotësisht rendin urbanistik të qytetit të Gjilanit ka thënë Nevzati./rajonipress/

Shih reagimin: https://rajonipress.com/nevzati-edhe-nje-vendim-i-kunderligjshem/?fbclid=IëAR0diMGk2K2ep0p2BË4i0XlLkuCfaëhh4pZËntkegJcXm0O5PO6vQ-B5an4

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.