UBT

Nevzati: Komuna e Gjilanit në kolaps të plotë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së thotë se ka disa muaj që komuna e Gjilanit është në kolaps të plotë.

Uji Dea

Bujar Nevzati thotë se nuk ka derivate për nevojat elementare të komunës. Veturat e komunës nuk janë funksionale sepse i ka skaduar afati i regjistrimit qe katër muaj. Materialet për zyre mungojnë, nuk ka kompani të kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektronike, nuk ka material stomatologjik në QMF, 60 punëtorë të QMF-së punojnë pa kontrata nga 1 tetori i vitit 2017 si dhe me vonesë të pagave kanë mbetur qe 7 muaj. Punëtorët e teatrit janë pa paga qe 6 muaj, nuk iu kanë nda subvencione klubeve sportive, po vazhdon pranimi i punëtorëve në drejtorinë komunale të arsimit me të vetmin kriter – kriterin partiak. Pa e harruar xhunglën komunale “me duar të pastërta” e cila komplet është nën hetime, dhe s`ka se si të ndodh ndryshe përveç që kësaj xhungle t`ia vendosni një dry shprehet Bujar Nevzati./rajonipress/