KKVITI

Nevzat Rushiti, modeli i një drejtuesi që riktheu besimin në institucionet lokale

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Nevzat Rushiti vlerësohet si një nga drejtuesit që ka kontribuar në funksionalizimin dhe rritjen e efikasitetit të sektorit të inspekcionit në Komunën e Gjilanit, duke luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjshmërisë dhe rendit institucional.

Në një kohë kur zbatimi i ligjit shpesh vihet në sprovë nga ndikimet dhe interesat e ndryshme, Nevzat Rushiti u shqua si një model i integritetit institucional dhe profesionalizmit të qëndrueshëm.

I palëkundur ndaj presioneve politike dhe i përkushtuar ndaj standardeve ligjore, ai ndërtoi një qasje të bazuar në transparencë, korrektësi dhe barazi para ligjit.

Me komunikim të hapur me qytetarët dhe median, si dhe me një kulturë bashkëpunimi ndërinstitucional, Rushiti la gjurmë si një drejtues që e vendosi interesin publik mbi çdo ndikim tjetër, duke forcuar besimin në funksionimin e shtetit ligjor në nivel lokal.

Nevzad Rushiti përfaqëson një profil të konsoliduar politik dhe profesional, i ndërtuar mbi përvojë, përkushtim dhe një qasje të qëndrueshme ndaj shërbimit publik. Me një bagazh të pasur institucional, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të inspekcionit me standarde të larta profesionale, duke reflektuar korrektësi dhe përgjegjësi në çdo vendimmarrje.

ARKATANA

Aktiviteti i tij politik lidhet ngushtë me Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ku është dalluar për angazhim të vazhdueshëm dhe përfaqësim të denjë. I formuar akademikisht në Zagreb, Rushiti mbart një kulturë të gjerë institucionale, ndërsa beson se puna e tij në sektorë të ndjeshëm të administratës lokale ka lënë gjurmë të prekshme në shërbim të qytetarëve. “Qytetari gjilanas e njeh punën time dhe përkushtimin tim. Gjithmonë kam vepruar në interes të qytetit dhe komunitetit ku jetoj,” thekson ai, duke dëshmuar njohje të thellë të problematikave dhe një vullnet të vazhdueshëm për t’i adresuar ato me përgjegjësi dhe vizion.

Gjatë ushtrimit të detyrës si drejtor i inspekcionit, ai është angazhuar në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe në rritjen e përgjegjshmërisë institucionale, duke synuar përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe garantimin e respektimit të rregulloreve komunale.

Veprimtaria e tij është karakterizuar nga një qasje profesionale dhe bashkëpunuese me strukturat e tjera komunale, me theks të veçantë në koordinimin ndërinstitucional dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me rendin urban, mbrojtjen e hapësirave publike dhe respektimin e standardeve ligjore.

Njohës të administratës lokale theksojnë se kontributi i Rushitit ka ndikuar në rritjen e disiplinës institucionale dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme të zbatimit të ligjit në nivel lokal.

Edhe pse larg vëmendjes së madhe publike, figura e tij mbetet e lidhur me një periudhë të angazhimit për konsolidimin e funksioneve mbikëqyrëse në komunë dhe për forcimin e rolit të inspekcionit në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.