Nevzadi: Kultura do të jetë adresë e besueshme
Gjilan – Veton Nevzadi ka një kohë të shkurtër që ka marrë postin e drejtorit,por ka një plan ambicioz për ta orientuar drejtë punën në këtë drejtori.
Veton Nevzadi ka një periudhë të shkurtër që ka marrë pozitën e drejtorit të kulturës,por qysh në fillim të punës është treguar i vendosur dhe i përkushtuar për të sjellur rendë,disiplinë dhe përgjegjësi në punë.
Nevzadi thotë se duke qenë më aktiv dhe më afër të gjitha grupimeve kulturore,sportive e rinore do të mundohet që kulturën në Gjilan ta bëjë adresë të besueshme. Nevzadi tha për rajonipress se prioritet i tij pas disiplinës dhe transparencës padyshim do të jetë krijimi i një data baze për të gjitha klubet,shoqëritë,ansamblet,krijuesit figurativ, krijuesit letrarë,këngëtarët,organizatat rinore e sportive.
Sipas Nevzadit me krijimin e kësaj baze hapen rrugët për të njohur,ndihmuar, avancuar gjeneratat e reja. “Nga këto të dhëna ne mund të mësojmë më shumë për gjendjen e krijuesve,letrarëve,botuesve e njerëzve të tjerë të arteve figurative e pamore” tha ai.
Nevzadi tha se është i gatshëm dhe ka vullnet që të takohet çdo ditë me krijuesit dhe talentët e rinj.”Pavarësisht se kemi një buxhet të limituar unë besoj se duke angazhuar grupe të të rinjve,duke angazhuar studentë në aktivitete të ndryshe ditore mund të sjellim dobi për qytetin e Gjilanit”.
Nevzadi tha se tashmë kjo drejtori ka pranuar një donacion në vlerë të 10 mijë eurove që janë libra nga shtëpia botuese “Logos”. Drejtoria e kulturës sipas Nevzadit ka paraparë edhe një investim në infrastrukturën e saj në terrene sportive e halla sportesh në vlerë të 40 mijë eurove.
Qyteti Jelldërëm nga Turqia pritet t`i dhurojë drejtorisë së kulturës një autobus si donacion. Një çështje teje të rëndësishme që ka arritur drejtoria e kulturës ta marrë nën menaxhimin dhe kompetencat e saja,byfeja e teatrit të qytetit. Nevzadi tha se foajea e teatrit do të rregullohet së shpejti./rajonipress/