Eko Higjiena

Nevoja e bashkëpunimit me Libinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këtyre ditëve, Mërgim Saqipi, anëtar i komunitetit të biznesit kosovar, është duke i zhvilluar takimet me institucionet dhe organizatat joqeveritare të Libisë, për ta internacionalizuar procesin e njohjes së Kosovës, si shtet i pavarur.

Sfida për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga shtetet e Evropës dhe botës vazhdon. Në këtë rrugë, nuk mungojnë angazhimet e institucioneve, spektrit politik dhe sektorit joqeveritar, brenda Kosovës dhe jashtë saj.

Këtyre ditëve, Mërgim Saqipi, anëtar i komunitetit të biznesit kosovar, është duke i zhvilluar takimet me institucionet dhe organizatat joqeveritare të Libisë, për ta internacionalizuar procesin e njohjes së Kosovës, si shtet i pavarur.

Në vazhdën e këtyre takimeve, meriton të përmendet, ai, me Saleh El-Obeidi nënkryetarë i Bashkimit të Përgjithshëm të dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi konstruktiv, El-Obeidi, shfaqi interesimin për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Libisë dhe shtetit të Kosovës. Kosova si një vend mysliman, duhet të ketë përkrahjen e Libisë, ndaj Ju mbështesim në veçanti në fushën ekonomike dhe të tregtisë, deklaroi mes tjerash El-Obeidi.

Nga ana tjetër Mërgimi, theksoi rolin dhe rëndësinë e Libisë, në aktivizimin e marrëdhënieve tregtare me vendin e tij Kosovën, pavarësisht nga fakti se Libia nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Ndërsa një kontribut të çmueshëm është duke e dhënë edhe Saad Albasiri, një biznesmen, i cili ka vizituar Kosovën, në vitin 2010. Ai, gjithashtu ka vizituar kompleksin memorial të Adem Jasharit dhe ka shprehur gatishmëri për të lobuar në njohjen e mëvetësisë së Kosovës.

Mërgimi, është nga Kamenica e Kosovës, i cili ka mbaruar studimet në lëndën e shkencave politike në Libi. Pas luftës dhe revolucionit në Libi, ai, menjëherë ka shkuar në Tripoli dhe atje është duke zhvilluar aktivitete në emër të shqiptarëve dhe angazhimi i tij primar është njohja sa më e shpejtë e Kosovës nga Libia./ternocipress/