Neurologu zbulon anën e errët të trurit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Neurologu gjerman, dr. Gerhard Roth, pohon që duke hulumtuar kriminelët e dhunshëm ka gjetur shtresën në pjesën qendrore të trurit e cila është përgjegjëse për sjelljen e keqe të njerëzve. Për këtë hulumtim ishte angazhuar nga qeveria gjermane.

Të anketuarit nuk kanë treguar emocione gjatë skenave brutale, më saktësisht asgjë nuk ka ndodhur në pjesët e trurit përgjegjëse për pikëllim dhe ndjeshmëri.

Gjatë hulumtimit, kriminelëve u janë treguar filma të shkurtër dhe u janë matur valët trunore, ndërsa Roth është çuditur nga ajo që të anketuarit nuk kanë treguar emocione gjatë skenave brutale, më saktësisht, asgjë nuk ka ndodhur në pjesët e trurit përgjegjëse për pikëllim dhe empati apo ndjeshmëri.

Ai ka konstatuar që në pjesën e poshtme të lobit ballor të kriminelëve gjithmonë ekziston ndonjë e metë, por po kështu nuk ekzistojnë dy kriminelë të njëjtë, kështu që i ka ndarë në tri grupe.

Uji Dea

Grupi i parë janë njerëz të shëndetshëm psikikisht të cilët janë rritur në mjedis ku kanë mësuar që është normale të vidhet, të rrihet apo vritet dikush.

Grupi i dytë janë personat e sëmurë psikikë, për të cilët e tërë bota është kërcënim, mjafton një lëvizje ose shikim i gabuar për t’u shndërruar në vrasës.

Në grupin e tretë hyjnë psikopatët totalë si Sta1ini dhe Hitleri. /Telegrafi/