ARKATANA

Nëse nuk shitet PTK-ja, rruga për Shkup nuk ndërtohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2013 do të jetë rreth 3 për qind, rruga për Shkup vështirë se mund të ndërtohet po nuk u privatizua PTK-ja ndërsa zgjedhja e Guvernatorit nga radhë e një parti nuk është ndonjë risi por ai duhet ta ruaj pavarësisë e këtij institucioni. Kështu është shprehur të hënën, udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand.

Ndër të tjera u fol edhe për buxhetin, për përfitimet e veteranëve të luftës, ku u tha se pas verifikimit të tyre do të merren të gjitha vendimet, ngase numri i aplikative po del të jetë shumë më i madh se që është menduar.

Johannes Wiegand ka thënë se kanë diskutuar rregullën fiskale me të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën. Sa i përket rritjes ekonomike, ai ka thënë se, për vitin 2013, do të ketë rreth 3 për qind, rritje kjo, edhe pse e ulët, është e qëndrueshme. “Parashikimet tona për rritje ekonomike për vitin 2013 janë rreth 3 për qind. Këto nuk janë rritje si në 2010 apo 2011, por kjo ndodh për shkak të krizës ekonomike në botë dhe natyrisht që Kosova nuk është krejtësisht e izoluar. Ne parashohim një rritje të tillë në 2013, por më duhet të them se rritja ekonomike e Kosovës është ende shumë më e lartë se e vendeve të tjera të rajonit por të vendeve të tjera të Evropës dhe mendojë që ka shumë pak vende që kanë arritur rritje 3 për qind”, ka thënë ai.

Sipas tij, me mos privatizimin e PTK-së, do të kishte vështirësi të mëdha për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Shkup. “Ka plane kontingjente në buxhet që parashohin reduktime në disa shpenzime në rast se nuk shitet PTK-ja dhe në mënyrë specifike, alokimet në rrugën 6 janë të lidhura me një nivel të bilancit bankar. Pra, rruga për Shkup dhe ky bilanc bankar mund të arrihet vetëm nëse privatizohet PTK-ja. Mendojë që Qeveria ka marr masat e kujdesit në rast se nuk shitet PTK-ja në mënyrë që buxheti të jetë në rrugën e duhur”, theksoi Wiegand.

Hidromorava

Ndërsa për zgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së, ai ka thënë se është mirë që brengoset populli kur ai vjen nga parti në pushtet, por nuk e quan risi këtë gjë. “Kjo është një praktikë standarde dhe ka ndodhur edhe Gjermani, por është me rëndësi që ai të vendos pavarësinë e Bankës Qendrore dhe tua komunikojë atë publikut”, tha ai.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu ka thënë se për këtë vit janë planifikuar taksa të reja. Ai ka thënë është krijuar një ekuilibër i mirë mes të hyrave dhe shpenzimeve dhe se ka qëndrueshmëri makroekonomike dhe makrofiskale.

Ndërsa Gani Gërguri, guvernatori në përfundim të mandatit të tij, ka thënë se sa i përket sektorit financiar janë të përkushtuar që të rrisin edhe më shumë sigurinë e depozitave në sektorin financiar, më saktësisht në atë bankar.

Ai ka thënë se është bërë disbursimi i pjesës më të madhe të kredisë nga FMN-ja që në total për vitin e kaluar ka qenë 94 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.