Eko Higjiena

Nëse nuk ka argumente, askush nuk do të dënohet!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Askush nuk do të dënohet pa argumente të qëndrueshme dhe nuk do të lejohet që rastit t’i jepet konotacion politik dhe të ketë montime politike.

Kështu tha sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Abdilaqim Ademi, lidhur me arrestimet e një majit që ndodhen në Maqedoni, e që kishin të bënin me ndërlidhjen e tyre për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill në Shkup.

Ademi tha se BDI-ja, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, është pro zbardhjes së rastit dhe kërkon që vrasësit të etiketohen me emër e mbiemër, si dhe kundërshton ashpër etiketimin si popull.

Mobi Casa

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që këtu të ketë ngjarje të montuara politike, të ketë rast të montuar politik. Nëse nuk ka argumente askush nuk guxon të dënohet dhe nuk do të dënohet”, tha Ademi, njofton Alsat M.

“Por nëse ka argument, ne të gjithë do të duhet së bashku të përshëndesim institucionet, të cilat kanë vepruar dhe t’i dënojmë vrasësit, sepse nuk është as në favorin tonë si shqiptar, as si mysliman e as si qytetar të Maqedonisë, që dikush të na etiketoj si popull (terrorist), pse dikush tjetër si individ mund të veproj në mënyrë të atillë”. /Telegrafi/