United Hospital

Nëse nuk i duroni dot aromat e rënda, edhe nëse janë parfume, kjo mund të jetë arsyeja!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për ju, aromat e forta mund të jenë të tmerrshme dhe madje t’ju japin të përziera

Kjo ndjeshmëri e lartë ndaj aromave njihet si hiperosmi. Mund të ndodhë vazhdimisht ose gjatë periudhave të caktuara kohore.

Ka shumë arsye pse mund t’ju ndodhë kjo gjendje. Disa përfshijnë gjenetikën, ndryshimet hormonale dhe migrenën.

Nëse keni hiperosmi, mund të ndikohet edhe shija juaj. Shija dhe aroma janë të lidhura nga sistemi i nuhatjes. Rritja e ndjenjës së nuhatjes mund t’i bëjë shijet më intensive, shkruan WebMB.

Uji Dea

Zona e nuhatjes, e vendosur në hundë, është vendi ku aroma udhëton përpara se të kalojë në fyt. Kjo është arsyeja pse era dhe shija juaj preken të dyja. Kur ndjeni aroma të forta që krijojnë një shije në fyt, mund të filloni të ndieni të përziera.

Hiperosmia është një gjendje e rrallë që mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar. Shumica e rasteve mbështeten në raportimin e asaj që po përjetoni.

Shkaqet e zakonshme të hiperosmisë përfshijnë shtatzëninë, migrenën, kushtet neurologjike dhe sëmundjet autoimune, citon Anabel.

Hiperosmia nuk konsiderohet si sëmundje, por nëse bëhet shqetësuese duhet të kontaktoni me një specialist të veshit, hundës dhe fytit për të përcaktuar llojin e duhur të trajtimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.