Uji Dea

Nëse ngrihemi si dy shtete, jemi dy shtete të ndarë: Nëse ngrihemi së bashku, jemi një shtet shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Kur e pyetën ish-presidentin rus Gorbatschow në fillim të vitit 1990 se kur mund të bashkohen dy Gjermanitë, ai tha se duhet të presin minimum edhe 100 vite; Gjermanitë u bashkuan vetëm disa muaj më vonë!

Nëse ne besojmë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën varet nga jashtë, atëherë ai do të varet nga kushtet dhe rrethanat nga jashtë, dhe ato rrethana do të na shtyjnë si dallgët e detit në drejtimin që duan! Nëse bashkimi është ideal dhe vizion i yni dhe ne besojmë se bashkimi varet vetëm nga vullneti ynë, atëherë varet vetëm nga ne, dhe vetëm ne mund t’i bashkojmë dy shtetet tona!

Bashkimi nuk mund të ndodhë kurrë nëse ne jemi të gatshëm të tregtojmë me vendin, t’u falim toka apo edhe nëse ne sanksionohemi nga miqtë tanë; por vetëm bashkërisht me ta.

ARKATANA

Të punojmë për të krijuar një ambient të përbashkët politik, ekonomik dhe kulturor që forcon besimin dhe inkurajon popullin për krijimin e një baze të shëndoshë dhe të qëndrueshme për bashkimin e dy shteteve tona. Kjo përfshin forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomive tona dhe promovimin e një identiteti të përbashkët kombëtar. Vetëm duke vepruar së bashku, me vendosmëri dhe vizion të qartë, mund ta realizojmë këtë aspiratë të madhe kombëtare.

Nëse ne e pikturojmë bashkimin e dy shteteve në kokat tona sot, sikur dikur lirinë, ai do të ndodhë edhe më shpejt se bashkimi i dy Gjermanive!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.