Nëse keni “sulm” urie para ushtrimeve, merrni ndonjë nga këto ushqime

Krejt çfarë konsumoni, para, gjatë dhe pas ushtrimeve, ndikon në suksesin e tyre. Ju sjellim listën e ushqimeve që nuk ju pengojnë t’i konsumoni para ushtrimeve.
PEMËT E FRESKËTA
Përcaktohuni për pemë seoznale, që i përshtaten organizmit tuaj. Para ushtrimeve të mëngjesit sugjerohet një banane. Shumë e quajnë burim të energjisë, sepse kaliumi në banane ruan sistemin muskulor.
VEZË
Vezët janë më të shëndetshme në formë të zier. Para ushtrimit mjafton një vezë. Kjo parandalon urinë.
JOGURTI
Mjafton një gotë jogurt pa yndyrë. Mund ta konsumoni 15 minuta para ushtrimeve, e për ta erëzuar edhe më shtoni edhe një lugë flluska.