Mobi Casa

Disa arsye pse duhet të konsumoni kivi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Është fakt se për nga sasia e fibrave natyrale kivi lë prapa mollën, me vitamina C portokallin, e në kategorinë pemëve të pasura me kalium e kalon edhe bananen.

Ta konsumoni tani pasi e ka sezonin. Nëse konsumoni vetëm 2 kivi në ditë gjatë këtij sezoni, do ta ruani shëndetin tuaj, pasi ai ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemin e enëve të gjakut.

Kivi parandalon sulmin në tru, sëmundjet nga kanceri dhe shumë sëmundje të tjera të organeve të frymëmarrjes.

ARKATANA

Kivi është i dobishëm pasi zvogëlon nivelin e kolesteorlit të keq në gjak dhe e ul shtypjen e gjakut.

Rezultatet e shumta kanë vërtetuar se si kivi e zvogëlon stresin dhe ndikon në ruajtjen e ADN-së.

Kivi është përbërës i pashmangshëm në të gjitha programet ushqimore kundër kancerit, sëmundjet e zemrës, e përdoret edhe në mjekësinë kineze për përshpejtimin e shërimit të plagëve.