Eko Higjiena

Nëse dëshiron…

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nëse dëshiron ambient të shëndoshë, Pse hedh mbetjet nga xhepat e tu – Gabimi është i yti

Nëse dëshiron të jesh i pashëm ndër njerëz
Pse përpiqesh t’ua thyesh pasqyrat të tjerëve
Ki mendjen për më të rinjtë

Nëse dëshiron sa më shumë dije për vete
Mos u krekos se i di edhe të fshehta më të
Largëta –

Bëhu i durueshëm deri nesër
Nëse dëshiron ta pyesësh dijetarin
Pse pyet dhe përgjigjesh vetë –
Më parë mësoje prej tij drejtimin
Nëse je zemër njeriu bujare e mëshiruese
Mos u përmend në varre dhe hendeqet përreth –

Të tjerët të shohin dhe të dëgjojnë
E po deshe të këndoje për dashurinë
Mos përziej gjarpërinj xhungle në delikatesa
Të gjithë s’janë të emancipuar me pickime të tija.
Nëse do rehati dhe urata prej miqve
Pse i anatemon të gjithë pas shpine.

Prill, 2011

Rubikoni i antikës

Gabim ishte nisë kolona po rrezikohej n’kalim!
Dro pa qëllim – s’të falet fjalë e hidhur e fyese
Saherë je lajthitur për cikërrima – aq gjatë kthesa

Me ringigjinga e aq salltanëte ëmbël thyje gjuhën
Po era nuk shënoi asnjë vijë që çdo gjë përshkon
dukej mendjemadhësia e kishte marrë heroin
Gjësendet e hershme janë katandisur n’humnerë
Brigjet sikur rrafshohen kahet e kafshonin rrugën

Malet po zhvishen e me rrënjë drunjët po nxirren
Asnjëherë s’të falet kapërcimi i fundit në lumë!
Ushtritë u ngërdhezën në mes veti nga inati
E panë dhe ndienin rrezik shpëtimin nga i shpie
Sogjetari rrinte galuc i helmuar nga nënkulmi i vet
Shikim shqiponje përshkonte lartë-poshtë kateve
E as frymë nuk merrte nga ndodhitë e pabesuara

Mobi Casa

Zot, cilat pamje do të dalin në rrëmujen e sheshit
Lumi është shterrë gjurmë s’ka mbetur ndër zalle
Të lashtat po u digjeshin fshatarëve pa ditur nga
Cezarit s’i bëhej vonë – mendja s’i vie për kthim!
Ngadalë prej gjërave më të ulëta përreth si mësim
përdhunoje dhe rake-taket shtepiake të gatshme
I ndizëshe n’erë pa nevojë e pa zor diçka verdhë

Askush s’e detyronte kalorësinë pa fre e qëllim
Sikur i tretnin teshë e koteshë për epshet tua!
Si s’mbetej asnjë alet varë e asnjë krande n’votër
U prishej qejfi rrethit prindërve e vëllai me motër
Shitej arë me tapi – mulli oborr shtëpi e pleme
digjeshin stogje sane e kashtë nga të lashtat n’lëmë
Drithit e tallës vetë u vure flakë – uji mungoi në rast
Thirrje nuk dëgjove – kokëbosh u bërë pa dashur

E Naimit s’ia gjetëm fyellin kish’mbetur pa kraharor
Më vjen keq të ta them një nemë kaq të madhe
Kam frikë që të shoh në gjendje të katandisur
E si prindi që nuk e jep fëmijën për çfarëdo gjëje
Po “zararet” me ofendime janë të panumërta –

Antika po na kushton si Neroni i tërbuar i Romës!
Djalë më mori vaji i zemrës pa lot – flakë në sy
Zoti e di krejt këtë rrapëllimë natë e ditë q’e ndiej
Çdo herë lutem të mos zë ajo kataklizma ujë e erë
Nëpër Urë Sirati nuk do të bëjnë këmbët si dikur
E gjithë fëmijët e fshatit do të njohin si vagabond
s’do të kesh një përshëndetje si njeriu për njeriun
Djalë, nuk mund të nemi as të truaj me gojën time!

E Zoti e di si unë e ti çfarë veprash kemi ndër ne
Është rëndë për mua të tjetërsoj ti këtë e di mirë
Dhe s’ma merr mendja se ke dije aq sa duhet ditur
Por, “mendtë pas kreje” herët të kanë mbetur
Nuk pate dert as për atë e as për këte n’prag dere

As për stanet e as për vathet q’i prishe me duhi
Si një lojë kalamani i papërmisueshëm me tjerët
Zogjtë u trembën n’stinën e vonë të vjeshtës plakë!
Me vajë e hidhërime ikin si nga plangprishësit thua
Tuba-tuba bredhin n’vendet e ngrohta për shpëtim
acarri n’këto gryka e male që një nga një i tretë

E strofull për strehë nuk bëjnë dot nëpër ato vise
S’ka këngë zogu as gumzhimë bagëtish rrugës
Krejt shkret ka mbetur në shtatë malet e rrethit
S’ka ujë në mulli tonë as miell që bien në kuti
Fortuna jonë ka përla ara male e fusha t’bardha!
I përlau pa prit një kob i zi kah shpërthejnë digat
Përshkoi rrugë e rrugica një qelb i sjellë si nga qielli

Djalë, nuk ta falë Zoti gjuhën për atë elokuencë
Kur vetë të pash e të dëgjova duke gënjyer për këngën
Të tjerët si t’ardhur nga planetet çuditshëm t’adhurojnë
Duke prit mos po të bien copë djathi nga hejbet tua

Gjeli kakaris me pulën si t’ishte moti më i kthjelltë
Diellit i është grimcuar e shuar njëri kënd i rrethit
Tash e sheh mirë zbehtësinë e tij – pa nxemje t’mirë
Vakët e deri në zemër vetëm njeriu krijon dashuri
Sinqeriteti dhe ndërgjegjja krijojnë hapësirë për tjetrin
Egoizmi i Odisesë ndoshta ishte i rastit por pa shokë…

Shefik Shkodra