UBT

Nepotizmi, ose “rehatimi i familjarëve” i Grabovcit duhet të hetohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Njeriu më i komentuar javët e fundit, pas plasjes së skandalit të përgjimeve, Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së, e mbron qëndrimin se duhet rehatuar familjarët, pavarësisht faktit se një veprim i tillë konsiderohet nepotizëm dhe është i kundërligjshëm. Ndërkohë Shoqëria Civile vlerëson se kjo duhet të shërbejë për nisjen e menjëhershme të hetimeve, raporton KTV.

Adem Grabovci që në telefonatat e përgjuara dëgjohet të thotë se e “sill e pështille”, nuk ka mundur ta pështillte edhe aq mirë kur është pyetur nga gazetarët për rehatinë e dajës së gruas së tij.

E kjo që shefi i grupit parlamentar të PDK-së e quan respekt për familjen, konsiderohet nepotizëm dhe është vepër e dënueshme me ligj.

Megjithatë ky fakt nuk i ka bërë përshtypje Grabovcit, pasi ka deklaruar se jo vetëm ai, por e terë Partia Demokratike ka qasje të njëjtë, siç e ka quajtur ai, të respektit familjar.

Ky deklarim i hapur i një deputeti të kuvendit, sipas Shoqërisë Civile, prokurorisë do të duhej që t’i shërbente për nisje të menjëhershme të hetimeve.

Këtë e kanë thënë në një mënyrë apo në një tjetër për KTV-në Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja “FOL”.

Fundamenti

Por, cili ishte favori që Grabovci i kërkonte kryeministrit Thaçi kur e pyeste atë se a ia kishte rehatuar dajën ?

Në bisedat e përgjuara mes dy drejtuesve të PDK-së nuk saktësohet se për çka dhe çfarë pozite Grabovci intervenonte te Kryeministri për dajën e gruas së tij.

Por, “Kohavisioni” merr vesh se Grabovci kishte kërkuar nga Thaçi të ushtronte ndikim që dajën e gruas, Curr Gjocajn, ta sistemonte në postin e sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi Ilir Tolaj tashmë ishte akuzuar për korrupsion.

Gjocaj ishte larguar nga pozita e drejtorit në Ministrinë e Shëndetësisë në nëntor të 2011-ës, për t’u rikthyer me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Megjithatë, rasti i dajës nuk është i vetmi kur Grabovci kërkon favore për të afërmit e tij.

Ai në bisedën tjetër më ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, kërkonte që një i afërm i tij të kryente praktikë në këtë ministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.