Uji Dea

Nëntëvjeçari shkon në fakultet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Djaloshi nëntë vjeçar Tanishq Abraham nga Sacramento (California) nuk është si moshatarët e tij. Ai thotë se e intereson fizikan e grimcave elementare, antimateria, fati i gjithësisë dhe Pluhuri kozmik.

Tanishq ndjek mësimet në American River College California dhe do të marrë pjesë në episodin e parë të “Genius” në sajtin youtube.

Në Mensa është pranuar kur ai ishte vetëm katër vjeç e gjysmë dhe ka qenë në fokus të mediave.

Në një intervistë të publikuar në rrjetin televiziv ABC, nëna e tij, Dr. Taj Abraham, tha se djali i saj qysh herët kishte treguar një talent të jashtëzakonshëm.

RCCOLA

Në moshën shtatë vjeçare Tanishq kishte botuar ese për astronomi në faqen e NASA-së, Institutit për Hulumtime të hënës, dhe të njëjtin vit ai u regjistrua në kolegj.

Edhe pse shkenca është pasioni i tij më i madh Tanishq ka treguar edhe interesime të tjera. Këndon në kor,ushtron gjimnastikë, luan futboll, luan në piano dhe kënaqet duke zgjidhur fjalëkryqet sudoku.
Në paralajmërimin e emisionit “Genius” ai këndon dhe luan në piano bashkë me motrën e vogël, i cila gjithashtu është anëtar i Mensa.

Tanishq thotë se ai nuk e pengon fakti se është i rrethuar nga fëmijë dyfish më të moshuar se ndjehet mirë në përkrahjen që i kushtojnë ata.

“Një herë, sapo kisha mbajtur një ligjëratë mbi gjeologjinë, dhe në fund të ligjëratës erdhi një student tek unë dhe më kërkoi një autograf”, thotë duke buzëqeshur gjeniu i vogël në faqen e internetit të gazetës ditore amerikane “USA today”. /Telegrafi/