Nëntë aktakuza të ngritura për sulm ndaj personit zyrtar, mospërfillje të Gjykatës dhe posedim droge

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Dhuna në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”
Dy (2) aktakuzë kundër dy ( 2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për veprën penale “Shpërdorimi pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër dy ( 2) personave për veprat penale “Import, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/