Nëntë aktakuza të ngritura për dhunë, ngacmim dhe kontrabandim të mallrave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit më dy raste të ndara ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit më dy raste të ndara ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast tetë (8) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Kanosja” dhe “Sulmi”, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Kanosja” dhe “Mashtrimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”./rajonipress/