Mobi Casa

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

/ 1 minutë lexim

Viti – Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – anëtar ekzekutiv i organizatës “CNVP”, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky memorandum i nënshkruar sot nga kryetari Haliti dhe z. Lushi, është rezultat i diskutimeve dhe propozimeve për bashkëpunim të ndërsjelltë, në mes të përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate, brenda projektit për “Përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore për Mjedis dhe zhvillim Ekonomik”, përmirësimit të sektorit të pylltarisë, biomasës drusore dhe Inkubatorit të Agrobiznesit – një hapësirë për punësimin e grave dhe gienerimin e të ardhurave.

Mobi Casa

Për më tepër, ky memorandum mbulon bashkëpunimin midis Komunës së Vitisë dhe CNVP-së për aktivitetet përgatitore, aktivitetet organizative dhe mbledhjen e informacionit për finalizimin e studimit dhe zhvillimit të Inkubatorit të Agrobiznesit./rajonipress/