RCCOLA

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin e bizneseve në komunën e Novobërdës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të projektit Aftësitë për Punim Rural–APR/HSIK është nënshkruar marrëveshja për fuqizimin e bizneseve në komunën e Novobërdës të cilat do të përfaqësohen përmes Grupit Lokal të Veprimit “Kalaja”.

Në kuadër të kësaj marrëveshje bizneset do të ndihmohen në realizimin e nevojave të tyre për programet e trajnimit, synim kryesor do të jetë rritja e aftësive profesionale për punësim dhe gjenerimi i të ardhurave.

KKVITI

Kjo marrëveshje do të jetësohet me ndihmën e partnereve:Projektit Aftësitë për Punësim Rural –APR/HSIK organizata Helvetas, Komuna e Novobërdës (Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik) dhe Grupi Lokal i Veprimit “Kalaja”Novobërdë./rajonipress/