Nënshkruhet marrëveshja Komunë – Helvetas për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e biznesit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e prodhimit përmes zinxhirëve përpunues.

Kryetari i Komunës z. Svetislav Ivanovic, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e aktiviteteve e ku partner për realizimin e tyre përpos palëve nënshkruese do jenë edhe Grupit Lokal i Veprimit “Kalaja” dhe KVRL-a.

Aktivitetet e kësaj marrëveshje kanë të bëjnë me, zhvillimin e fushave të ndryshme si atë në sektorët e ekonomisë, bizneseve si dhe atij të bujqësisë i cili është prioritet në komunën e Novobërdës.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti partnerët zotohen se do të bashkëpunojnë dhe bashkefinancojne aktivitetet e parapara me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të këtyre sektorëve.

E posaçërisht fushën e zhvillimit të trajnimeve të ndryshme që do të organizohen dhe përkrahen nga partnerët.

Hidromorava

Kjo është marrëveshja e parë për këtë vit që është nënshkruar në mesë të këtyre partnerëve të përmendur, e duhet ta përmendim se edhe vitin e kaluar kemi pasur një marrëveshje të ngjashme e cila ka qen mjaftë e suksesshme dhe me rezultate të dukshme.

Përkrahja do të jetë në këto fusha : Blegtori, sektori për prodhimin e qumështit, atë të deleve, bletarisë dhe sektori i zhvillimit të bizneseve.

Duke mos harruar të përmendim se kjo marrëveshje do të ndihmoj shumë edhe në rritjen e kapaciteteve menaxhuese të partnereve siç është GLV “Kalaja” dhe KVRL-ja.

Pra qëllim kryesor i këtij bashkëpunimi është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e prodhimit përmes zinxhirëve përpunues.

Komuna e Novobërdës ka shprehur dëshirën që të përkrah këtë projekt financiarisht me mjete vetanake si dhe me shumë aktivitete të tjera që ndihmojnë lehtësimin e punës për partneret e tjerë si GLV-ja dhe KVRL-ja thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/