Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së në Kamenicë kalon në AAK

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së në Kamenicë tha për rajonipress se të mërkurën këtij subjekti politik i është bashkangjitur edhe ish nënkryetari i degës së LDK-së Satmifer Kryeziu. Jeton Biqkaj zëdhënës i LDK-së tha se shkuarja e Kryeziut në AAK nuk e dëmton degën e LDK-së, sepse përkundrazi ditëve të fundit ka mjaft aderime të freskëta dhe kredibile që po aderojnë në LDK tha ai.

AAK-ja vetëm javën e fundit ka arritur të marrë tri aderime të reja që vijnë nga subjektet e LDK-së dhe AKR-së. Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së në Kamenicë tha për rajonipress se të martën në AAK ka kaluar nënkryetari i degës së LDK-së Satmifer Kryeziu.

Hidromorava

Leci tha se ka pasur edhe aderime tjera siç është Fadil Hoti edhe ky nga LDK-ja dhe Ramadan Basha nga AKR-ja. Leci thotë se aderimet nga LDK-ja në AAK janë vullnetare dhe nuk e prishin për asnjë çast qeverisjen me LDK. “Ne jemi partner të koalicionit me LDK dhe kështu do të vazhdohet edhe më tutje. Nuk ka ftohje me LDK e as me kryetarin Shaip Surdulli” tha Leci.

I kontaktuar nga rajonipress Jeton Biqkaj zëdhënës i LDK-së në Kamenicë tha se kalimi i Kryeziut në AAK nuk e dëmton LDK sepse ne jemi subjekt i madh politik dhe kemi aderime të shumta.”Në LDK ka aderime të shumta sidomos nga ana e të rinjve dhe intelektualë të shumtë. Qeverisja e mirë që po bënë kryetari Shaip Surdulli dhe qasja e tij pozitive kanë ndikuar që të rritet LDK-ja dhe të favorizohet për zgjedhjet e ardhshme ku shpresojmë se bindshëm do të dalim fitues” tha Biqkaj./rajonipress/