GRANDEMALL

Nënkryetari i LDK-së: Demarkacioni të procedohet pavarësisht mungesës se Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu thotë se Projektligji për Demarkacion me Malin e Zi, duhet të procedohet sa me shpejt në Kuvendin e Kosovës, dhe deputetët t’i japin epilog këtij procesi.

I pyetur, nëse ndalimi i Haradinajt në Francë, duhet ta prolongoj këtë proces, zyrtari i lartë i LDK-së, thotë se vendi patjetër duhet të ecë përpara me program dhe agjenda zhvillimore.

“Demarkacioni është diskutuar gjatë. Ne kemi pritë qe Haradinaj të lirohet dhe nuk është mirë ato me u ndërlidh. Por, prapë se prapë janë institucionet qe e vlerësojnë. Është Qeveria e Kuvendi ato qe vendosin. Por, unë jam i pajtimit qe të ecim tutje, të punojmë, sepse porosia e të gjithëve është të ecim përpara. Nuk do të duhej me pa pengesa rrugës shumë”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

FITORJA

Kryetari i komunës se Podujevës, ka hedhur poshtë zërat se ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt është i ndërlidhur me çështjen e demarkacionit.

“Unë nuk e di kam dëgjuar zëra qe e implikojnë rastin Haradinaj me këto punë tona të përditshme, unë nuk kisha dashtë më i ndërlidhe. Ndalimi i tij nuk ka kurrfarë lidhje, bile me demarkacionin më se paku. Unë nuk dua të besoj në aso teori konspirative, çfarë i bëjnë njerëzit dhe çfarë i bën Pal Lekaj me vetëdije apo pa vetëdije”, ka shtuar ai.

Vet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar dy ditë më parë se demarkacioni me Malin e Zi do të diskutohet javën e ardhshme në Kuvend. Ndërsa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pritet të diskutohet për raportin e Komisionit Qeveritar i cili ka bërë matjen e territorit të vendit./Indeksonline/L.B

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.