Nëndegë, e aktivistë të shumtë e duan Qemajl Mustafën në krye të degës së PDK-së

Gjilan – Qemajl Mustafa ish kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së PDK-së çdo ditë e më shumë po merr përkrahje masive nga nëndegët, anëtar të kryesisë dhe aktivist të shumtë, të cilët të vetmin shpëtim që dega e PDK-së të këndellet dhe të shpëtoj nga falimentimi e shohin rikthimin e tij në krye të PDK-së. Rexhep Sejdiu e pret me shumë entuziazëm rikthimin e Qemajl Mustafës.
“Rikthimi i Qemajl Mustafes në krye të degës së PDK së në Gjilan do të ishte një kthesë e madhe në parti dhe shumë i mirëpritur nga nëndega e PDK së në Malësinë e Verbicës dhe Zhegocit” tha Rexhep Sejdiu kryetar i nëndegës së Malësisë së Verbicës dhe Zhegcit, raporton rajonipress.
“Unë si kryetar i kësaj nëndege së bashku me kryesin dhe elektoratin do ta mirëpresim kthimin e domaqinit të shtëpisë me kompetenca të plota z Qemajl Mustafa. I vetmi njeri i cili do ta ngjallte PDK- në Gjilan pasi që ka lan gjurmë të mira në qeverisje dhe respekt te banorët e Malësisë dhe të komunës sonë është Qemajl Mustafa dhe kthimi i tij na jep shpresa për kthimin dhe ringjallen e PDK-së” tha kryetari i nëndegës së Malësisë së Verbicës e Zhegoci, Rexhep Sejdiu./rajonipress/