RCCOLA

Nënat e Srebrenicës kundër Jeremicit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesit e shoqatave boshnjake dhe kroate të viktimave të luftës, të udhëhequra nga shoqata ‘Lëvizja e Nënave nga Enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës’, nisen sot drejt New Yorkut, ku më 10 prill do të marrin pjesë në debatin publik në Asamblenë e Përgjithshme të oKB’së, që i kushtohet rolit të ad hoc gjykatave penale ndërkombëtare për realizimin e drejtësisë dhe pajtimit.

Menjëherë pas aktgjykimeve liruese të Gjykatës së Hagës për gjeneralët kroatë, Ante Gotivna dhe Mladen Markac, dhe për ish-gjeneralin e UÇK’së, Ramush Haradinaj, këtë debat e ka thirrur kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme, Vuk Jeremic, përndryshe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë.

“Jeremic i ka ftuar serbët dhe shoqatat serbe, përderisa është munduar që t’i shmang ato të boshnjakëve dhe të kroatëve. Vetë fakti që panelet gjatë debatit të tij do të udhëhiqen nga dy nacionalistë të njohur nga Serbia, flet mjaft. Por, edhe ne kemi kërkuar të marrim pjesë në debatin publik.

Procedurat shkuan mjaft vështirë. Madje, nga ne kërkuan që të siguronim edhe ‘Gazetën Zyrtare’ të vitit kur u publikua regjistrimi ynë, dhe një mori detajesh të tjera. Në fakt, kërkonin çfarëdo qoftë, vetëm për të pamundësuar praninë tonë në debat. Mirëpo, ne ua plotësuam të gjitha kërkesat. Për shkak të gjithë kësaj, ne do të vendosim në New York nëse do të protestojmë brenda vetë ndërtesës së OKB’s, apo para saj”, deklaroi për agjencinë Atanolya Munira Subasic, kryetare e Shoqatës së ‘Lëvizja e Nënave nga Enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës’.

Hidromorava

Ajo porositë se, në New York, nënat e Srebrenicës nuk do të jenë vetëm vëzhguese memece.

“Nuk mund të dëgjojmë të pavërteta dhe gënjeshtra, të cilat sigurisht se po i përgatisin atje. Ne dëshirojmë që ta themi të vërtetën për krimet, kriminelët dhe për drejtësinë. Ne paraqesim popullatën që është në gjendjen më të rëndë në Bosnje e Hercegovinë, e ndoshta edhe në Ballkan. Ne duhet ta themi të vërtetën, zëri ynë duhet të dëgjohet”, shtoi Subasic.

E pyetur se çfarë ajo që nga New Yorku do t’i adresohet opinionit amerikan dhe atij botëror, Subasic theksonte kjo do të jetë vetëm e vërteta.

“Do të themi se ajo që po e bënë dhe që po mundohet ta bëjë Jeremic, në fakt, është vazhdimi i asaj që dikur e nisi Dorbica Cosic, dhe që e vazhduan Ratko Mladic, Radovan Karadzic, e shumë të tjerë. Në emër të asaj që ai e quan të vërtetë, dëshiron që gjithë botës t’ia imponojë të pavërtetat e tij. Sipas këtij versioni këtij rrëfimi, që është gjithnjë e më dominues, serbët, gjegjësisht nacionalistët serbë janë viktima të një komploti botëror, përderisa të gjithë të tjerët janë kriminelë. Do të dëshmojmë se në BeH edhe më tutje po shkilen të drejtat e njeriut, se viktimat e gjenocidit ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre të paraluftës, se nuk i kanë gjetur as eshtrat e më të dashurve të tyre, se të gjithë kriminelët nuk kanë dalë para drejtësisë, edhe pse gjykatat i kanë marrë emrat dhe mbiemrat e tyre. Në vend se Jeremic të luftojë për të vërtetën, të cilën mbase duhet ta mbrojë edhe OKB’ja, Vuk’u të vërtetën e ka shndërruar në rrenë”, theksoi Subasic, para nisjes për në New York.