Mobi Casa

Nëna Terezë, personalitet i admiruar në SHBA

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në kryeqytetin amerikan në Washington, në Katedralen Kombëtare, në tetor të vitit 2012 është skalitur portreti i Nënës Tereze, në njërën nga kolonat gjigante të Katedrales në Këndin e të Drejtave të Njeriut.

Nëna Tereze për sa ishte gjallë, por edhe tani mbi një dekadë pas vdekjes, vazhdon të vlerësohet si një ndër figurat qendrore e shekullit, ndërsa në sondazhet e ndryshme të bëra me publikun do të konsiderohet si personaliteti më i admiruar në gjithë Amerikën. Kjo i bënë krenarë sidomos shqiptaro-amerikanët e të gjitha bindjeve fetare që kudo mezi presin të shpjegojnë prejardhjen kombëtare të Nënës Tereze nga prindërit e saj kosovarë. Nëna Tereze është nderuar me pritje në Shtëpinë e Bardhë nga disa presidentë amerikanë.

Më 1985 presidenti Ronald Reagan do ta nderonte me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Nëna Tereze është ndër personalitetet e rralla të cilës më 1996 nga presidenti Bill Clinton ju dha titulli qytetar nderi i Amerikës, që është në mesin e vetëm shtatë personaliteteve botërore që gjatë historisë i ka nderuar Amerika me këtë titull, raporton rtk. Kongresi Amerikan më 1997 e nderoi nobelisten shqiptare me Medaljen e Artë të Kongresit, ndërsa Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Tereze.

KKVITI

Portrete të Nënës Tereze ka gjithandej në Amerikë, në institucione fetare, në koleksione private dhe në hapësira publike para të cilëve përkulen edhe nderojnë miliona njerëz. Veprimtari i bashkësisë shqiptaro-amerikane, afaristi i suksesshëm Lekë Gojcaj, për afro dy dekada ka kontribuar në përjetësimin e figurës së Nënës Tereze, duke i vendosur shtatoret saj në sheshin me të njejtin emër në Prishtinë, pastaj në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në SHBA.

Familja Gojçaj tash disa vjet po bënë përpjekje që të vendosin shtatoren e Nënës Tereze edhe në Kombet e Bashkuara në New York, mirëpo organizata botërore nuk pranon dhurata nga individë, por nga shtete anëtare, andaj ata janë në pritje të ‘sponsorimit’ nga ana e një shteti./tung.ch/