United Hospital

Nëna shqiptare thyen urdhërin e deportimit nga SHBA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëna shqiptare, nga Troy, Michigan, që ka marrë urdhër deportimi për 24 orë ka vendosur ta sfidojë autoritetin e emigracionit duke thënë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga shtëpia.

Cile Precetaj pritej të deportohej sot në orën 10:30 të mëngjezit nga Metro Airport në Detroit, mirëpo, bashkëshorti i saj i ka thënë gazetës lokale “Free Press” se oficerët e emigracionit le të vijnë ta marrin po të duan me forcë në shtëpi. Le ta marrin nga duart e tre fëmijëve të vegjël që janë qytetarë amerikanë, sikur të ishte një kriminele e rrezikshme.

“Kjo do t’i tregojë botës se me çfarë ‘kriminelësh të regjur’ po merret emigracioni”, tha ai.

“Çfarë krimesh ka kryer? U përpoq në të gjitha mënyrat për të bashkëpunuar me këta njerëz”, tha i shoqi, Pjeter (Pete) Gojcevic, i cili shtoi se gruaja e tij 40-vjeçare ka jetuar me ndershmëri dhe nuk ka kryer asnjë krim.

United Hospital

“As edhe një gjobë për parkim, nuk ka marrë ndonjëherë”, tha Gojçeviç, që ka jetuar në SHBA për 40 vite. Ai tregoi për vajzat që janë të tmerruara nga situata dhe duan të dinë se kur mund të kthehen në shkollë.

Ai beson se gruaja e tij që hyri në SHBA në mënyrë të paligjshme, përpara 13 vitesh duke ikur nga një ish-i fejuar abuzues dhe i dhunshëm, e ka fituar të drejtën të jetojë në këtë vend. Ajo kërkoi azil por gjykatësi ia hodhi poshtë kërkesën në 2007.
Edhe fqinjët e Çile Precetajt në Troy mendojnë të njëjtën gjë.

“Është shumë e trishtueshme. Njerëz më të mirë nuk ke ku i gjen”, thotë Richard Nunez, një nga fqinjët. “E mbajnë shtëpinë pastër. Oborri u shkëlqen ndërsa fëmijët janë të adhureshëm”.

“Ishte shumë emcionale. Kemi qarë të gjithë”, tha ai për momentin kur morën vesh në gazetë për deportimin, duke shtuar se çifti shqiptar kishte kaluar nga shtëpia e tyre për t’u ndarë e për të thënë lamtumirë.(Illyria)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.