Fundamenti

Nëna Fetije na ishte nënë me virtyte të larta njerëzore

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të martën fshati Zhegër, pati dhembje. Dhembja ishte mjaft e rëndë. Secili, që erdhi në ceremoninë e ndarjes nga nëna Fetije, ndjeu në vete dhembje. Dhembja ishte e heshtur. Askush nuk fliste, sepse dhembja e kishte rendin e momentin. Rendi i dhimbjes ishte i gjatë. Pra, e rëndë ishte dhimbja e sotit, për faktin se, Fetija, nëna e Agim Ramadanit, hero i kombit, sot në moshën 85-vjeçare, shkoi në përjetësi. Ajo shkoi, por “ikja” e saj, sa është e dhimbshme, aq është krenare, se ajo ishte nënë bujare, e urtë, por edhe e dinjitetshme gjer në fund të jetës.

I madh e i vogël erdhën sot jo vetëm nga Zhegra, por edhe nga të gjitha fshatrat e Malësisë së Karadakut e nga meset e Kosovës për t’u ndarë nga kjo nënë e Madhe jona, Fetije Ramadani. Erdhën, sot, në këtë ceremoni varrimi nga Peja, Prishtina, Gjilani, Vitia, Kumanova, Presheva, por aty erdhën erdhën edhe nga meset tjera shqiptare për ta nderuar këtë nënë për herë të fundit në “ikjen” e saj në botën e përjetësisë.

Ajo (Fetije Ramadani) lindi 7 fëmijë. Pesë djem e dy vajza. Ajo ishte e ardhur nga një familje bujare, Haliti nga fshati Haxhaj, Malësia e Karadakut jetik të Idriz Seferit. Erdhi dhe u martua me Xha Hysniun, tash i ndjerë, i cili njeri qe personalitet i nderuar i kësaj ane. Por, Fetija, kudo që u gjend, ajo bëri “politikë” për afrim njerëzish, afrim të rinjsh etj. Ajo ishte nënë me virtyte të larta njerëzore…

United Hospital

Edhe Ramadan Ramadani, qytetar nga Stançiqi, por i afërm i Fetijes tha se, kjo nënë jona, që sot na mungon, ka qenë më e zonja në familje. “Ajo ka afruar e rritur fëmijët e saj gjithnjë duke i ka mësuar për vepra të mira e humane. Nuk lind më zoti të tillë nënë që askujt nuk ia tha ndonjë fjalë të keqe, por i afroi dhe i respektoi të gjitha gratë e farefisit, të cilat sot, ato flasin me pitet për sjelljen e saj shembull në jetë. Ajo ishte nënë e nënave tona”, shtoi Ramadani.

Në varrim u gjend edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri. Ai ia dha lamtumirën e fundit Fetije Ramadanit, nënës së heroit, Agim Ramadani. Me këtë rast dhimbjeje, ai tha këto fjalë në momentin e ceremonisë së varrimit në Zhegër të Karadakut: “Kjo ceremoni e varrimit është e dhimbshme, por po aq sa është e dhimbshme, është edhe e dinjitetshme, e një nëne, motre e gjyshe, e cila së bashku me bacën Hysni, tash i ndjerë, bashkëshort dhe udhëheqës të kësaj familje të madhe, Ramadani dhe Haliti, kanë dhënë shtatë fëmijë, e nipa e mbesa dhe këtij vendi. Nga kjo radhë ka lindur edhe heroi i kombit, Agim Ramadani, i cili si lider lufte, bashkoi shqiptarët kudo që janë.

Zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë me sakrificën e tij dhe me luftën e tij. Të gjithë e kemi parë veçorinë e saj të veçantë, që është urtësia e saj. Dëshiroj të kërkoj që të gjithë ne, që nga urtësia e kësaj nëne të madhe që u nda nga jeta, të marrim diçka dhe të mos kthehemi bosh në shtëpitë tona. Urtësia e saj është sinonim i një nëne shqiptare. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!” Aty folën me pak fjalë Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkëluftuari i Agimit, Hysen Berisha e disa të tjerë./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.