UBT

Nën organizimin e OSBE-së diskutohen rekomandimet e Avokatit të Popullit për personat me aftësi të kufizuar në komunën e Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sipas vlerësimit të gjendjes aktuale, këta persona përballen ende me shumë probleme të cilat ia vështirësojnë atyre jetën e përditshme, duke u përballur nga mungesa e gjërave elementare, si në lëvizjen e lirë në rrugët dhe trotuaret e qytetit, me qasjen e kufizuar në objektet institucionale, me nevojat e veçanta në arsim dhe edukim, mos respektimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara ka thënë Riad Rashiti.

Aktualisht ekziston një vullnet i lartë dhe gatishmëri e plotë e institucioneve komunale, OJQ-ve dhe e institucioneve të ndryshme, për të bashkë vepruar në përmirësimin dhe avancimin e kushteve për jetë të barabartë të personave me aftësi të kufizuara.

Mobi Casa

Nga tani e tutje, në veçanti gjatë vitit 2023 do të shihen rezultatet konkrete të punëve dhe shërbimeve që të ofrohen nga komuna e Gjilanit për këtë kategori të shoqërisë sonë ka thënë Riad Rashiti./rajonipress/