RCCOLA

Nën ndikimin e alkoolit e rrah gruan dhe sulmon mikun e tij

/ 1 minutë lexim

Viti – Me datën 15 mars 2018 i dyshuari shqiptar nën ndikim të alkoolit ka përdor dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prezencë të fëmijëve duke i shkaktuar lëndime trupore (viktima ka marr trajtim mjekësorë).

Fundamenti

Gjatë kohës së përdorimit të dhunës është njoftuar vllau i viktimës se i dyshimti është duke përdorë dhunë fizike ndaj motrës së tij, i njëjti pas marrjes së njoftimit nga mbesa e tij ka shkuar te shtëpia e dhëndrit dhe motrës, i njëjti duke e parë situatën e tensionuar, dhe gjendjen e motrës ka filluar t`i jap ndihmë motrës, por i dyshuari e ka sulmuar edhe mikun e tij me grushta. I njëjti duke u vetëmbrojtur ju ka përgjigjur dhëndrit me grushta me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta në fytyrë (gërvishtje). Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij i dyshuari lirohet. Rasti procedohet në procedurë të rregullt njoftoj Shaban Azizi nga policia e Kosovës./rajonipress/