Nehat Osmani: Projekti i varrezave po personalizohet në këtë Kuvend

Gjilan – Këshilltari komunal nga LVV Nehat Osmani tha se projekti i varrezave po personalizohet në Kuvend pikërisht nga shefi i grupit të LDK-së i cili po tregohet si provokatori kryesor i të gjitha debateve këtu.
Nehat Osmani ka polemizuar me diskutimin e Avdyl Aliut për të cilin tha se ishte diskutim me plotë dëshira.”Nëse diçka kam mësuar në këtë Kuvend është pikërisht fakti se devijuesi i të gjitha debateve është pikërisht shefi i LDK-së, ky është i vetmi send që kam mësuar dhe është provokatori kryesor i të gjitha debateve”.
Osmani tha se Ali Aliu devijoi në diskutimin e tij dhe nuk u mor me problemin dhe zgjidhjen e tij. “Dëshirat e Aliut na kanë quar deri tek caktimi i këtij projekti dhe lokacioni. Një pjesë e kuvendarëve po bëhen pjesë e dëshirave dhe e manipulimit të shefit të LDK-së. Pse po keni frikë që të fillojmë me tri propozime konkrete, pse po frikësoheni nga dëshirat e shefit të LDK-së, se as emrin nuk po mundem me ja përmendën, se e ka të neveritshëm” tha Osmani./rajonipress/