RCCOLA

Negociatorët e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekipi qeveritar për dialog me Serbinë, të cilin e ka emëruar të hënën Qeveria e Kosovës, do të marrë pjesë në takimin e së premtes në Bruksel bashkë me presidentin Hashim Thaçi. Pjesëmarrjen e këtij ekipi në takimin e 7 shtatorit, ku do të takohen presidentët Thaçi dhe Vuçiq, e ka konfirmuar për “Zërin” edhe shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, i cili po ashtu është emëruar anëtar i këtij ekipi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për bisedimet me Serbinë, të cilin do ta kryesojë lideri i Nismës Fatmir Limaj, do të jetë pjesë e nivelit politik të dialogut me Serbinë.

Për më shumë ky ekip do të marrë pjesë edhe në takimin e së premtes, 7 shtatorit 2018, në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiqit.

Mobi Casa

Grupi negociues duhet të hartojë një platformë për bisedime, e cila duhet të votohet në Kuvend.

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë Avni Arifi, i cili po ashtu është propozuar nga ekzekutivi i vendit edhe si anëtar i ekipit që do ta kryesojë Fatmir Limaj, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se ekipi negociator i zgjedhur së fundmi nga Qeveria e Kosovës do të marrë pjesë në nivelin politik të bisedimeve me Serbinë bashkë me presidentin Thaçi.