ARKATANA

Në Zhegër të Gjilanit, nis manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ka nisur sot në Zhegër të Gjilanit manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, që i kushtohet nderimit të figurës poliedrike të heroit të kombit Agim Ramadani.

Manifestimi ka filluar me një turnir në futboll të vogël me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, ku kanë marrë pjesë 40 ekipe nga të gjitha trojet shqiptare, për të vazhduar me një turnir të shahut dhe për të kulmuar në mbrëmje me “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares”, ku edhe do të bëhet shpërndarja e kupave për fituesit e turnirit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit po mbahet ky manifestim, ka thënë se Agimi me pushkën, me penën dhe brushën e tij, u bë i pavdekshëm.

Uji Dea

“Agimi me luftën, me kushtrimin, me pushkën, me penën dhe me brushën e tij, u bë i pavdekshëm. Secili prej neve e dëshiron një pavdekësi të tillë. Agim Ramadani, në të gjitha format ashtu siç edhe ne i shënojmë këto ditë, edhe me kulturë edhe me poezi edhe me pikturë dhe me fjalët e tij, e mbi të gjitha, me shembullin e tij, bëri që të nderohet Karadaku, Zhegra, Kosova, atdheu dhe shqiptarët kudo që jetojnë”, është shprehur Haziri.

Manifestimi, i cili po realizohet nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, do të vazhdoj me aktivitete për tri ditë me radhë, për të kulmuar me tubimin qendror në Zhegër, më 3 maj, në ora 16:00. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.