Mobi Casa

Në Zhegër një transportues ilegal kapet me 570 pula

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull shqiptar i cili kishte qenë duke e ngasur një automjet transportues.

Sipas policisë së Kosovës dhe asaj kufitare brenda në automjetin transportues i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 570 pula të gjalla për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.

Uji Dea

Pas shqiptimit të një gjobe nga ana e inspektoratit Komunal personi i dyshuar së bashku me automjetin transportues dhe mallin (pulat), janë liruar njoftoj policia./rajonipress/