Në Zhegër është investuar në mënyrë selektive

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës, (IQZH) një OJQ që punon dhe vepron që nga viti 2005 është një ndër organizatat e pakta në Komunën e Gjilanit që punon për interesin e qytetarit dhe komunitetit mendon Ruhan Kurteshi.
Ruhan Kurteshi është nënkryetar i nëndegës së PDK-së në Zhegër dhe punon aktivisht në Iniciativën Qytetar të Zhegrës(IQZH). Për dallim nga Qahil Halili nënkryetar i LDK-së në Zhegër i cili thotë se në Zhegër ka pasur shumëfishë investime sesa në pushtetet e kaluara,kështu nuk mendon bashkëpartiaki i Qemajl Mustafës, Ruhan Kurteshi.
Në një reagim të tij Kurteshi thotë se nuk ka pasur mundësi të flas në debatin e organizuar me qytetarët të mbajtur të shtunën. Sipas tij në këtë debat kryetari i ka dhënë ngjyrime politike IQZH .
“Komuna dhe Kryetari si përfaqësues i saj investimet në nivel komunal i ka bërë në mënyrë selektive. Bie fjala ka investuar shumë në Përlepnicë, Velekincë, Malishevë prej nga edhe vjen, Bresalc e Doberqan e fare pak në Zhegër” mendon ai.
Kurteshi thotë se që nga viti 2008 kur ka ardhur në pushtet Mustafa,për pesë vite , ka shtruar asfaltimin e vetëm dy rrugëve në lagje të Zhegrës dhe ka filluar projektin për rregullimin e ujësjellësit me një organizatë zvicerane, i cili projekt edhe pas tri viteve nuk po arrihet të përfundoj.
Edhe në një takim që patëm me Mustafën në Zhegër ai u shpreh : E di se Zhegra sa i përket investimeve ka mbet hollë” e për këtë ai fajëson institucionet qendrore si i quan ai “Komandantët e partisë në qendër”, se nuk po i lëshojnë mjete të mjaftueshme për të ecë punët përpara.
Kryetari i Komunës në kuptim të investimeve dhe të interpretimit të institucioneve përdorë standarde të dyfishta. Kur i konvenon thotë se jam përfaqësues i PDK-së , se kam mbështetjen e qendrës dhe institucioneve qendrore (Siç është rasti me ndërtimin e shkollës fillore në Zhegër), e kur zihet ngushtë derdhë helm e vrerë po mbi këto institucione.
Kurteshi e ka sqaruar edhe njëherë protestën e IQZH-së me datë 27 qershor.”Protesta nuk kishte karakter politikë , kërkesa e vetme e IQZH-së ishte rregullimi i rrugës, të politizuar i quan që e votuan atë se gropat dhe mungesa e investimeve i konvenojnë opozitës.
Kryetari i komunës në qendrën e votimit në Zhegër i ka marr 1026 vota, që ka përcaktuar fatin e tij që udhëheq Komunën sot, ndërsa tani i quan po ata që kontribuuan për të “të politizuar” dhe me profil të dyshimtë.
Kam qenë jam dhe do mbetëm pjesë e strukturës së nëndegës së PDK-së në Zhegër, i dua të mirën partisë, por kjo arrihet me punë e aktivitet të përditshëm për të mirën e qytetarit, e jo me injorime e akuza të pabaza shprehet Kurteshi./rajonipress/