FIDANISHTJA

Në Zhegër asgjësohen mbi 64 krerë dhi me brucelozë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën është bërë asgjësimi i 64 krerë dhive të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pas marrjes së informatës nga IKSHPK për rastet e njerëzve të infektuar me këtë sëmundje ka filluar hulumtimin diagnostik të fermave të zonës ku ka identifikuar fermën e cila ka të pranishme këtë sëmundje në bazë të marrjes së mostrave të gjakut nga kafshët të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

Rezultatet e analizave të kryera kanë konfirmuar praninë e shkaktarit të kësaj sëmundje tek tufa e caktuar në Fshatin Zhegër, Komuna e Gjilanit. Me identifikimin e fermës nga ana e AUV-së janë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek kafshët dhe njerëzit, në këtë veprim ferma është futur në izolim ku nuk është lejuar konsumimi i produkteve që dalin nga kjo fermë, pastaj është vendosur masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve dhe nuk është lejuar ripopullimi i fermës në fjalë.

Si masë më e mirë mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve të zonës është vendosur të bëhet asgjësimi i kësaj tufe për të pamundësuar që sëmundja të prek të tjerët.

Asgjësimi është kryer nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të AUV-së qendër , nga Zyra regjionale e AUV-së Gjilan, dhe zyrtarët përgjegjës të Kuvendit Komunal Gjilan.

Mobi Casa

Procesi është kryer me profesionalizëm duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për rate të tilla. Në fillim janë marrë kafshët nga ferma dhe janë transportuar deri në vendin e caktuar larg vendbanimeve ku është bërë therja, groposja, dhe dezinfektimi i hapësirës përreth vendit ku janë groposur kafshët. Ferma e liruar nga kafshët është dezinfektuar dhe është vënë masa e ndalimit të ripopullimit me kafshë të reja në afat prej 6 muajsh nga data e kryerjes së dezinfektimit.

Me këtë veprim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë parandalimin e përhapjes së sëmundjes në njerëz dhe kafshë, duke i respektuar të gjitha rregullat ligjore për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik thuhet në njoftimin e AUV.

Por, Florim Hyseni fermer nga fshati Zhegër ka shprehur shqetësimin e tij me vendimin që ka marrë Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë për asgjësimin e 14 dhive në stallën e tij. Hyseni thotë se nuk është kundër asgjësimit, por ato ose duhet të asgjësohen të gjitha dhe të paguhen njësoj, ose nuk duhet fare të asgjësohen në mënyrë të selektuar.

Ndryshe sipas vendimit që ka marrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të nënshkruar nga Mentor Zekaj , Florim Hysenit i është urdhëruar që t`i asgjësojë 14 krerë të dhive. Sipas rezultatit të analizave laboratorike të kryera në laboratorin referent të Gjermanisë dhe sipas mostrave të gjakut të testuar kanë rezultuar pozitive në sëmundjen e Brucelozës dhe për këtë arsye duhet të bëhet asgjësimi thuhet në vendim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.