Fundamenti

Në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Liderët e Partive parlamentare kanë arritur marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë me lista të hapura, që pragu zgjedhor për partitë të jetë pesë për qind, për kandidatët e pavarur tre për qind, ndërsa për koalicionet shtatë për qind. Të njëjtit janë pajtuar që edhe përfaqësimi i femrave në lista të mbete siç ka qenë – 30 për qind.

Për vendet e rezervuara dhe numrin e kandidatëve që mund të votohen brenda një liste, ka mbetur të diskutohet më vonë. Përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lënia për më vonë e çështjes së vendeve të rezervuara në Kuvend është e ndikuar nga pritjet e takimit të 2 prillit, shkruan Kosovapress.

Takimi i sot është thirrur nga Slobodan Petrovic, lider i Partisë Liberale Serbe.

Petrovic, lider i PLS-së, ka thënë se sa i përket ulëseve të rezervuara ka mbetur të diskutohet më vonë. Por, ka pohuar se vendet e rezervuara i kërkojnë edhe për dy mandate.

Ndërkohë, Kurti ka shpjeguar se pika më e ndjeshme ka të bëj me vendet e rezervuara, duke thënë se as opozita nuk ka pasur ndonjë qëndrim për këtë dhe se të gjithë po presin rezultatin e dialogut më 2 prill, që ata ta ndërtojnë qëndrimin për këtë temë.

“Këta qeveritar po presin që çka do të ndodh më 2 prill, në atë marrëveshjen me Dacicin, në mënyrë që të kthehen në Kosovë e të flasin për ulëset e rezervuara. Vetëvendosje është e vetmja që ka qëndrim të qartë: jo ulëseve të rezervuara, jo ulëseve të garantuara… E, ndërsa qeveritarët, dhe besa jo vetëm ata, jo që janë për ulëse të garantuara, por po e presin rezultatin e dialogut”, ka thënë ai.

ARKATANA

Kurti ka pohuar se ka mospajtim të thellë mes pozitës dhe opozitës sa i përket përbërjes së KQZ-së. Vetëvendosje ka kërkuar që të jetë e përbërë 50 për qind me 50 përqind, por këtë thotë të mos e ketë pranuar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Liderët e të gjitha partive në Kosovë janë mbledhur në një vend. Ata tani janë brenda në një takim dhe diskutojnë lidhur me reformën zgjedhore.

Takimi është organizuar nga Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërkohë që me gjysmë ore vonës erdhi Hashim Thaçi i PDK-së, dhe krejt pas tij Behxhet Pacolli (AKR). Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Albin Kurti (VV) kishin ardhur me kohë.

Kryetari i LDK-së, Mustafa, gjatë ditës u ka thënë mediave se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, konkretisht në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, të cilën e ka konsideruar si kohë optimale atmosferike për realizimin e këtij procesi.

Ai sërish ka kërkuar që ato të mbahen në kohën kur është dita sa më e gjatë, në mënyrë që të evidentohen manipulimet e mundshme gjatë këtij procesi.

Mustafa ka shtuar se ndër parakushtet themelore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe nacionale, janë pastrimi i listave zgjedhore dhe sigurimi i vëzhguesve ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.