Në xhaminë Atik u mbajt: Dua hatme e maturantëve të Medresesë “Aluadin” në Gjilan
Gjilan – Në prani të profesorëve të paraleles së ndarë të Medresesë së mesme “Alaudin” në Gjilan,të mysafirëve të shumtë si dhe të prindërve të nxënësve medresistë të Gjilanit në sallën e lutjeve të Xhamisë ATIK , nxënësit maturant të medresesë gjenerata e XVIII ,mbajtën duan e hatmes.
Në këtë manifestim tradicional prezantuan Ilmi Krasniqi, anëtar i kryesisë së BIK-ut, Naim efendi Aliu, kryetar i këshillit të BI të Gjilanit, Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” të Prishtinës e mysafirë të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse koordinatori i medresesë së këtushme Magjistër Arben Nezirit theksoi se ndiej një gëzim dhe kënaqësi, së bashku me ju prindërit që sot po e mbarojnë mësimin gjenerata e XVIII e Medresesë së Gjilanit.
Ai me këtë rast përmendi hadithin e pejgamberit – Muhamedit s.a.v.s ,ku ceku tri gjëra që janë porosi e veçantë për të gjithë juve: që ju ta duani dhe t ua bëjnë ta duani Muhamedin alejhiselam, ta duani familjen e tij si dhe ta duani dhe respektoni fjalën e Allahut . Me kryerjen e mësimit dhe të mësuarit së lexuari Kur anin ju i quat në vend këto tri gjëra, e quat në vend fjalën e Allahut të Madhërishën.
Për të gjitha këto si dhe për mësimet dhe edukatën islame që keni fituar brenda këtyre tre viteve meritë të madhe kanë profesorët e juaj që punuan e ju mësuan ju brenda periudhës sa i keni vijuar mësimet në këtë medrese.
Në fjalën e tij të rastit profesori i Kur anit Mustafë Hajdari, pasi që i uroi dhe u dëshiroi suksese në të ardhme nxënësve të tij, përmendi hadithin se:” Ma i miri është ai që e mëson Kurani dhe ai që ia mëson Kuranit dikuj tjetër”. Kjo do të thotë se ka shpërblim të dy anshëm dhe shpresoj se këta nxënës, këta djem të juaj që të mos ndalen me kaq por të vazhdojnë të mësojnë edhe ma për veti, por edhe t ua mësojnë të tjerëve atë dituri që e kanë nxënë gjatë jetës së tyre. Andaj kudo që të shkoni , mësimi i mirë i Kuranit mund ta përdorin kudo qofshin në botë ku ka pjesëtar të fesë islame.
Ndërkaq Jakup Çunaku, drejtori i Medresësë “Alaudin “ të Prishtinës uroi nxënësit e gjeneratës së XVIII të kësaj medreseje dhe në fjalën e tij potencoi një frikë që kishin shfaqur pleqtë tanë para disa dhjetëra viteve kur thonin se nuk do të mbesin hoxhallarë që të na varrosin. Por ja tani ka qindra medresist-djemë e vajza, që dalin nga bankat e shkollës. Kuranin të cilin ju e keni mësuar është fjala e Allahut,është muxhize-mrekulli. Me leximin e tij ne kemi nxjerrë norma dhe dispozita të ndryshme. Mirëpo sado që me pasur Kuranin në dhomat tona nuk ka dobi nëse nuk e lexojmë, andaj duhet lexuar dhe atë mos e ndani prej zemrës, praktikojeni, mbajeni dhe respektoni porositë e Allahut.Poashtu potencoi edhe një vendim të BIK-ut , i cili që nga viti i ardhshëm shkollor në Gjilan do të hapet edhe paralelja e medresesë për vajza theksoi në fjalën e rasti Jakup Çunaku. Gjeneratën e XVIII të maturantëve të medresesë i përshëndetën edhe Ilmi Krasniqi,anëtar i kryesisë BIK-ut dhe Naim ef. Aliu kryetar i Këshillit të BI të Gjilanit. Në këtë manifestim rasti pos duas së hatmes nga vetë nxënësit u kënduan edhe ilahi dhe recitime të ndryshme./islam osmani/rajonipress/



