Në Vllasali e Stanishor ndërtohen terrene sportive
Gjilan – Në dy fshatra të Artanës në Vllasali e Stanishor janë duke u ndërtuar dy terrene sportive . Komuna e Novobërdës vazhdon me krijimin e kushteve më të mira për qytetaret në sferën e aktiviteteve sportive thotë Sami Vllasaliu.
Sami Vllasaliu drejtor i Shërbimeve Publike thotë se këtë vit në bashkëfinancim me Qeverinë Zvicerane, dhe projektin LOGOS janë duke u ndërtuar dy terrene sportive në dy lokacione në fshatin Vllasali dhe Stanishor.
Në kuadër të këtij projekti në fshatin Stanishor do të behët edhe ndërtimi i këndit të lodrave për fëmijë. “Komuna në përgjithësi ka bërë ndërtimin e terreneve sportive në shumicën e objekteve shkollore dhe vendbanimet e tjera, dhe tani është duke u punuar në krijimin e kushteve për vendbanimet që kanë mbetur pa infrastrukturë sportive” u shpreh Vllasaliu./rajonipress/


