Në vitin 2012 janë evidentuar 958 raste penale kundër pasurisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në periudhën prej 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012, Prokuroria Komunale në Gjilan, ka pranuar në punë gjithsejtë 2789 kallëzime penale, me 3467 persona madhor dhe 210 kallëzime penale për të mitur me 260 persona të mitur tha Rabije Jakupi ish kryeprokurore. Sipas saj në vitin 2012 kanë dominuar veprat penale kundër pasurisë.

Statistikat vjetore 2012 të nxjerra nga Prokuroria Publike Komunale dalin të jenë bukur shqetësuese. Sipas Rabije Jakupit ish kryeprokurore komunale në vitin 2012 ka pasur 958 raste të veprave penale kundër pasurisë.

Jakupi tha per rajonipress se veprat tjera që kanë dominuar në vitin 2012 janë veprat penale kundër jetës dhe trupit gjithsejtë 572 raste, veprat penale kundër sigurisë se trafikut publik – 465 raste, veprat penale kundër rendit publik dhe veprimeve juridike – 491 raste, veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut – 123 raste, veprat penale kundër detyrës zyrtare – 50, veprat penale kundër shëndetit publik 50 raste, veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe pasurisë – 207 raste, veprat penale kundër administrimit të drejtësisë – 40 raste, veprat penale kundër ekonomisë së Kosovës 25 raste, veprat penale kundër martesës dhe familjes – 9 raste, veprat penale kundër integritetit seksual – 10 raste, veprat penale kundër Kosovës dhe banorëve të saj – 29 raste, veprat penale kundër mjedisit, kafshëve , bimëve, dhe objekteve kulturore – 430 raste, veprat penale kundër detyrave të marrëdhënies së punës – 5 raste dhe veprat penale kundër nderit dhe autoritetit – 1 rast.

Jakupi tha për rajonipress se në periudhën prej 01.01. 2011 deri më 31.12.2012, Prokuroria Komunale në Gjilan, ka pranuar në punë gjithsejtë 2789 kallëzime penale, me 3467 persona madhor dhe 210 kallëzime penale për të mitur me 260 persona të mitur.

Uji Dea

Sipas Jakupit prej 2789, kallëzimeve penale me 3467 persona- kallëzimeve të paraqitura për personat madhor, kanë mbetur të pa zgjidhura vetëm 33 kallëzime për 53 persona madhor në vitin raportues edhe atë kryesisht ato që kanë arritur muajin e fundit të vitit 2012 ndërsa janë zgjidhur në mënyra të ndryshme gjithsejtë 3414 sish d.m.th. mbi 99.99 % të kallëzimeve të pranuara në periudhën raportuese.

Ndërsa prej 210 kallëzimeve penale me 260 persona sa janë paraqitur në periudhën raportuese për persona të mitur të gjitha janë zgjidhur në mënyrat e parashikuara me ligj. Nga kjo shihet se edhe këto lëndë kanë marrë përgjigjen e duhur ligjore në 100 % të rasteve të paraqitura tha Jakupi.

Jakupi tha se përveç punëve të përmendura gjatë periudhës raportuese prokurorët e kësaj prokurorie kanë përfaqësuar akuzat dhe aktet tjera të kësaj prokurorie në 2931 raste penale dhe atë në tri gjykatat, atë të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë./rajonipress/