KV

Në Viti u shënua Dita Botërore e Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e Vitisë, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit.

Në shënimin e kësaj dite, ekipi i QKMF-së së Vitisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qytetit, ku qytetarët kanë mundur nga afër të marrin këshilla të ndryshme mjekësore dhe ta bëjnë matjen e tensionit.

Këtë aktivitet e ka vizituar nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me këtë rast ai u shpreh se puna e mantelbardhëve është e shenjtë dhe jetëshpëtuese.

Mobi Casa

Në këtë aktivitet, janë shpërndarë edhe fletushka me këshilla për parandalimin e hipertensionit apo shtypjen e lartë të gjakut.

Mjeku familjarë, jep këshilla dhe ofron ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit, diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin e pacientit, udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes, merret me edukim dhe promovim të shëndetit si dhe kujdeset për pacientin gjatë tërë jetës së tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.