United Hospital

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Dr. Vjollca Kadolli-Halili, priti në një takim zyrtar 5 mjekë të rinj vitias, të cilët sapo janë bërë pjesë e stafit mjekësor komunal. Ndërsa, ditëve në vazhdim do të bashkohen edhe 3 mjek të tjerë për nënshkrim të kontratës.

Gjatë këtij takimi, Haliti nënshkroi kontratat e punës për mjekët e sapoardhur, duke u uruar atyre suksese në rrugëtimin e tyre profesional.

Ai theksoi se ky angazhim është një investim direkt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

ARKATANA

“Prania dhe angazhimi i këtyre tetë mjekëve të rinj në Viti do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore. Qëllimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa përkujdesjen e duhur mjekësore” u shpreh Haliti.

Përndryshe bëhet me dije se të gjithë mjekët e diplomuar nga Komuna e Vitisë janë të punësuar brenda territorit të tyre, qoftë përmes institucioneve komunale apo kompanive të kontraktuara që ofrojnë shërbime shëndetësore në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.