Eko Higjiena

Në Viti u përurua rrjeta për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Të mërkurën në Viti, është bërë përurimi i rrjetës për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”. Me këtë rast i pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësuesit komunal të Vitisë.

Bëhet me dije se implementues i këtij projekti është Qendra Rinore në Viti dhe projekti në fjalë është bashkëpunim i komunës së Vitisë me SKAT (Sëiss Resource Centre and Consultancies for Development), qeverinë e Zvicrës dhe Kosovës si dhe në bashkeparticipim me komunën e Vitisë.

RCCOLA

Sipas Donjeta Sadikut, përfaqësuese e Qendrës Rinore në Viti, ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për mbrojtjen e mjedisit.

Ajo falënderoj të gjithë partnerët që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në Viti. Gjithashtu sipas saj në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me zyrtar komunal, gra dhe nxënës për menaxhimin e integruar të resurseve ujore. /rajonipress/